Një vajzë e mitur nga Vushtrria është raportuar e humbur më 10 tetor, pasi kishte dalë nga shtëpia rreth mesditës dhe nuk ishte kthyer më.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 17:00, babai i saj, B.I, është paraqitur në Polici dhe ka raportuar se vajza e tij, e lindur në vitin 2011, kishte dalë nga shtëpia rreth orës 12:00 dhe prej atëherë nuk kishte dhënë asnjë shenjë.
Familja ka tentuar ta kontaktojë përmes të afërmve dhe shoqërisë së saj, por pa arritur të sigurojë ndonjë informacion.
Në kërkim janë angazhuar edhe njësitë policore, të cilat kanë kontrolluar disa lokacione, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Stacioni Policor në Mitrovicë të Jugut.
Babai është paraqitur sërish në Polici rreth orës 21:40, duke deklaruar se nuk e di arsyen e largimit të vajzës.
Sipas informatave të rastit, kjo është hera e dytë që e mitura raportohet si person i humbur.
Të gjitha veprimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorin e Shtetit për të Mitur, ndërsa kërkimet dhe hetimet po vazhdojnë.
Për shkak se bëhet fjalë për një të mitur, Sinjali nuk publikon identitetin e saj të plotë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post 15-vjeçarja nga Vushtrria del nga shtëpia dhe nuk kthehet – familja dhe Policia në kërkim appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




