Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nominuar Mikhail Bogachekun për ambasador të ri amerikan në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, të publikuar të martën, më 10 nëntor 2026.
Sipas njoftimit, Bogachek, nga Florida, është nominuar për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Nomimin e tij Trump ia ka përcjellë për shqyrtim Senatit amerikan, i cili duhet ta konfirmojë kandidaturën përpara se Bogachek të marrë zyrtarisht detyrën në Prishtinë.
- Ky post ka mbetur pa ambasador të konfirmuar që nga përfundimi i mandatit të Jeff Hovenierit, në fund të vitit 2024. Ndërkohë, Ambasada amerikane në Prishtinë është udhëhequr nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati.
Burimi: Dukagjini





