Gazmend Gjushinca pritet të jetë ambasadori i ri i Kosovës në Japoni

Gazmend Gjushinca pritet të jetë ambasadori i ri i Kosovës në Japoni

Gazmend Gjushinca pritet të jetë ambasadori i ri i Kosovës në Japoni

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjushinca, pritet të jetë ambasadori i ri i Kosovës në Japoni, ku do ta zëvendësojë ambasadorin e deritashëm, Sabri Kiçmari, merr vesh Telegrafi.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që ka siguruar Telegrafi, Gjushinca tashmë është dekretuar nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Kandidatura e tij, sikurse ajo e Fatmir Currit për ambasador në Belgjikë dhe Luksemburg, ka marrë mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, mëson Telegrafi.

Këto propozime janë pjesë e pesë kandidaturave nga radhët e të emëruarve politikë, të dërguara për shqyrtim në komision. Ato përfshijnë përfaqësimin e Kosovës në Japoni, Belgjikë dhe Luksemburg, Kroaci, Kanada dhe Senegal.

Për ambasadore në Kroaci është nominuar Hasnije Ilazi, e cila, sipas informacioneve të Telegrafit, është në pritje të dekretimit nga presidentja.

Ndërkohë, edhe kandidaturat për përfaqësimin e Kosovës në Kanada dhe Senegal kanë kaluar procedurat në komision dhe janë dërguar në Presidencë për dekretim.

Telegrafi raportoi më 20 nëntor se Fatmir Curri është propozuar për ambasador të Kosovës në Belgjikë dhe Luksemburg, ku pritet ta zëvendësojë Agron Bajramin. Curri ka përfunduar procedurat në Kuvend dhe është në pritje të dekretimit.

Për propozimet dhe fazën në të cilën ndodhen procedurat, Telegrafi u është drejtuar me pyetje anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin për Punë të Jashtme, Qeverisë dhe Presidencës, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje. /Telegrafi/.

Lexo edhe

Konjufca kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

Konjufca kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

Pjesëtari i Mbrojtjes së Afërt të FSK-së kryen kursin në Mbretërinë e Bashkuar

Pjesëtari i Mbrojtjes së Afërt të FSK-së kryen kursin në Mbretërinë e Bashkuar

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën