Ekstradohen dy të kërkuar, njëri në Gjermani e tjetri nga Italia në Kosovë

Ekstradohen dy të kërkuar, njëri në Gjermani e tjetri nga Italia në Kosovë

Ekstradohen dy të kërkuar, njëri në Gjermani e tjetri nga Italia në Kosovë

Policia e Kosovës ka realizuar dy ekstradime të personave të kërkuar ndërkombëtarisht përmes INTERPOL-it, një nga Kosova në Gjermani dhe një tjetër nga Italia në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, më 4 nëntor 2026, shtetasi gjerman D.J. është ekstraduar nga Kosova në Gjermani, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet gjermane të drejtësisë për përfshirje në veprat penale të trafikimit me narkotikë.

Sponsor 3M Express

Po të njëjtën ditë, nga Italia në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar B.B., i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale të fajdesë dhe detyrimit.

Policia ka bërë të ditur se ekstradimet janë realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë, falë bashkëpunimit me shtetet partnere.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Detaje të reja nga përleshja mes tifozëve të Dritës dhe Prishtinës, që përfundoi me tre policë të lënduar – njëri pësoi lëndime të rënda në kokë

Detaje të reja nga përleshja mes tifozëve të Dritës dhe Prishtinës, që përfundoi me tre policë të lënduar – njëri pësoi lëndime të rënda në kokë

10-vjetori i vdekjes së Astrit Deharit, mbahet konferencë për media para Prokurorisë Speciale

10-vjetori i vdekjes së Astrit Deharit, mbahet konferencë për media para Prokurorisë Speciale

Moti sot: Vranësira dhe reshje të izoluara, temperaturat deri në 12°C

Moti sot: Vranësira dhe reshje të izoluara, temperaturat deri në 12°C