Armand Duka: Nuk më pengon kur lojtarët e zgjedhin Kosovën

Armand Duka: Nuk më pengon kur lojtarët e zgjedhin Kosovën

Armand Duka: Nuk më pengon kur lojtarët e zgjedhin Kosovën

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka thotë se nuk e ka problem që lojtarët e zgjedhin Kosovën, por kuptohet do të ishte më i lumtur nëse shkojnë te Shqipëria.

Sponsor 3M Express

Këto javët e fundit ka pasur raportime për disa tensione mes dy federatave si pasojë e “përplasjeve” për lojtarë shqiptarë në diasporë, me rastin e Enis Rexhepit, i cili mori ftesë nga Kosova duke u larguar nga Shqipëria.

Kosova dhe Shqipëria faktikisht janë në garë edhe për Lutfi Dalipin e Vaduzit.

Megjithatë, Duka e ka bërë të qartë se raportet mes dy Federatave janë të shkëlqyera dhe që nuk e pengon kur lojtarët zgjedhin “Dardanët”.

“Kemi lluksin që të kemi në dispozicion të gjithë lojtarët shqiptarë, pavarësisht ku luajnë, Kosovë, Maqedoni të Veriut apo edhe në vendet përreth”.

“Në vitin 2015, lobuam për Kosovën edhe pse disa na paralajmëruan se do të na rrezikonte në aspektin sportiv. Do ta bëja sërish sepse fëmijët e Kosovës duhet të kenë të drejtën për të pasur dhe luajtur për përfaqësuesen e tyre. Jam i lumtur që i kam mbështetur”.

“Nuk kam absolutisht asnjë problem me lojtarët që zgjedhin Kosovën, edhe pse do të isha i lumtur nëse zgjedhin Shqipërinë”, deklaroi ai për “TV Klan”.

Përndryshe, si Kosova ashtu edhe Shqipëria e kanë bërë prioritet kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2028”, kurse shorti që tërhiqet në muajin dhjetor edhe mund të bëjë që të jenë kundërshtarë, ngase nuk ndodhen në të njëjtën vazo./Telegrafi/

Lexo edhe

Mot i vranët dhe me intervale me diell, vende-vende priten reshje shiu nesër në Kosovë

Mot i vranët dhe me intervale me diell, vende-vende priten reshje shiu nesër në Kosovë

“Drejtësi për Arlinda Zekajn”, Olimpia Smajlaj tregon si drejtuesit e Festivalit të Këngës i tërhoqën vëmendjen pas thirrjes që bëri në skenë

“Drejtësi për Arlinda Zekajn”, Olimpia Smajlaj tregon si drejtuesit e Festivalit të Këngës i tërhoqën vëmendjen pas thirrjes që bëri në skenë

“A isha i mirë në shtrat?”: Si dëshira për të dëshmuar burrërinë mund ta shkatërrojë edhe seksin më të mirë

“A isha i mirë në shtrat?”: Si dëshira për të dëshmuar burrërinë mund ta shkatërrojë edhe seksin më të mirë