Australia urdhëroi aksionarët e lidhur me Kinën që të shesin aksionet e tyre në kompaninë “Northern Minerals”, e cila po zhvillon një minierë të tokave të rralla.
Ministri i Financave, Jim Chalmers, tha se urdhrat u lëshuan të hënën pas shqetësimeve se investitorët kinezë kishin tentuar të merrnin kontrollin e kompanisë.
Kompania australiane po zhvillon projektin “Browns Range” në veri të shtetit të Australisë Perëndimore, për nxjerrjen e rezervave të konsiderueshme të disproziumit dhe terbiumit, shkruan DW.
Gjashtë kompanive u është kërkuar të shesin aksionet e tyre brenda dy javësh.
Chalmers tha se vendimi synon mbrojtjen e interesit kombëtar të Australisë dhe garantimin e respektimit të rregullave për investimet e huaja.
“Ne operojmë një kuadër të fuqishëm dhe jo-diskriminues për investimet e huaja dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme nëse është e nevojshme për të mbrojtur interesin tonë kombëtar në lidhje me këtë çështje”, tha ai.
The post Australia detyron kompanitë e lidhura me Kinën t’i shesin aksionet në minierën e tokave të rralla appeared first on Gazeta Express.



