Hamza insiston që Projektligji për Specialen të kalojë në dy leximet nesër, s’i thotë jo presidentit me marrëveshje

Hamza insiston që Projektligji për Specialen të kalojë në dy leximet nesër, s’i thotë jo presidentit me marrëveshje
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, të dielën, ka mbledhur kryesinë dhe grupin parlametar të partisë që drejton për më shumë se tri orë, ku diskutuan për projektligjin për Gjykatën Speciale, qe pritet të votohet në seancën e nesërme në Kuvendin e Kosovës. Hamza u shpreh i bindur se në seancën e së hënës, projektligji do […]

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, të dielën, ka mbledhur kryesinë dhe grupin parlametar të partisë që drejton për më shumë se tri orë, ku diskutuan për projektligjin për Gjykatën Speciale, qe pritet të votohet në seancën e nesërme në Kuvendin e Kosovës. Hamza u shpreh i bindur se në seancën e së hënës, projektligji do të votohet në dy leximet.

Në mbledhje të grupit parlamentar hyri i bindur në kërkesat e tij.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, të dielën, ishte i prerë se ndryshimet në Projektligjin për Gjykatën Speciale, duhet të kalojnë në dy leximet, e më pas të procedohet me çështjen e presidentit.

Por nëse dikush ka plan me çu vendin në zgjedhje është temë tjetër

Por në fakt, pas takimit mbi 3 orësh që mbajti me kryesinë e partisë e deputetët e PDK-së, Hamza tha së është optimist që ligjvënësit në  seancën e së hënës, do të votojnë në plotëni për ndryshimet brenda ligjit, ani pse s’ka garanci.

“Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë të jemi pjesë e qeverisë por nuk jemi të mbyllur dhe përjashtues për t’i dhënë vendit president. Nesër jam optimist se ligjin do ta përkrahin të gjithë deputetët, edhe i lus edhe i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të jenë në mbështetje të këtij projektligji”, ka theksuar Hamza.

Hamza poashtu u pyet nëse është i gatshëm të votojë një kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje, për çka tha se mbetet e hapur mundësia që PDK të votojë një president me marrëveshje.

Kuvendi i Kosovës ka kohë vetëm edhe 2 ditë, pra deri më 6 tetor, qe të 

Lexo edhe

Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00

Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00

Artikulli me i ri

Artikulli me i ri

Kosova dhe Austria ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

Kosova dhe Austria ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”