By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dibrani: Aktualisht janë 1 mijë e 800 persona në institucione korrektuese, kemi parandaluar kontrabandën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dibrani: Aktualisht janë 1 mijë e 800 persona në institucione korrektuese, kemi parandaluar kontrabandën
Dibrani: Aktualisht janë 1 mijë e 800 persona në institucione korrektuese, kemi parandaluar kontrabandën
Lajme

Dibrani: Aktualisht janë 1 mijë e 800 persona në institucione korrektuese, kemi parandaluar kontrabandën

Momenti
SHARE

Ismail Dibrani, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës, në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, ka treguar për gjendjen në institucionet korrektuese në vend.

Dibrani sqaroi se aktualisht janë rreth 1 mijë e 800 persona nëpër institucione korrektuese derisa ka ende kapacitete shtesë.

“Sot kur po flasim, momentalisht kemi 1 mijë e 800 persona që mbahen në institucione korrektuese, kemi kapacitete të mjaftueshme për të pranuar edhe 800 persona të tjerë, krahasuar me vendet e rajonit sa i përket mbipopullimit pothuajse jemi vendi i rrallë që nuk e kemi këtë problem”, është shprehur Dibrani.

Ai tha se edhe niveli i sigurisë në institucionet korrektuese është i kënaqshëm.

“Por, natyrisht është i kënaqshëm edhe niveli i sigurisë, por edhe niveli i pjesëmarrjes së të burgosurve në jetën aktive brenda burgjeve ku përmes programeve rehabilituese, aktiviteteve të ndryshme, trajnimeve profesionale dhe aktiviteteve tjera rekreative, jemi komod”, ka thënë Dibrani.

Përafërsisht, sipas Dibranit, numri i personave të dënuar dhe stafit të përgjithshëm brenda institucioneve korrektuese është i njëjtë.

“Mbi 1 mijë e 300 janë staf i uniformuar. Por, nuk jemi keq në nivel të përgjithshëm. Numri është pothuajse i njëjtë me të burgosur. Edhe staf kemi mbi 1 mijë e 760 punëtorë që janë të angazhuar në 11 institucione korrektuese përfshirë edhe Drejtorinë e Përgjithshme”, ka thënë Dibrani.

Drejtori njoftoi se parandalimi i kontrabandës dhe programet rehabilituese janë prioritet në institucionet korrektuese në vend.

“Kemi numër të madh të rasteve që kemi parandaluar kontrabandën brenda institucioneve korrektuese”, sqaroi Dibrani.

Sipas tijj, deri më 2021 kanë pasur rreth 1 mijë persona të përfshirë në pogramet rehabilituese, kurse më 2025 janë 900 persona.

“Sa i përket programeve rehabilituese, deri në vitin 2021 kemi pasur afër 1 mijë persona të përfshirë në programe rehabilituese, këto shifra kanë ndryshuar për të mirë. Vetëm në periudhën e fundit këto shifra shkojnë deri në 3 mijë persona, vetëm në vitin 2025 janë 900 persona”, shtoi Dibrani.

Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni intervistën e plotë me Ismail Dibranin- drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës, që transmetohet në T7, Gazeta Express dhe në platformat online të Betimit për Drejtësi.


The post Dibrani: Aktualisht janë 1 mijë e 800 persona në institucione korrektuese, kemi parandaluar kontrabandën appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

​Kos drejt vizitës së parë në Kosovë, Vuçiq e sulmon: Nuk kontaktoj me ata që i dëshirojnë të keqen Serbisë
LSDM: ZNAM tentoi ta shpërbëjë partinë tonë, teksa tani po shpërbëhet vetë
Abdixhiku: Garojmë në një listë me Osmanin dhe garojmë për kryeministër e president
“3 probleme më pak, apo 100 mijë vota më pak”, përplasen në Listën Guxo
Ua ulën çmimin për litër – Protestojnë fermerët, e derdhin qumështin në kanal
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News

SHBA sanksionon kompani kineze për lidhje me Iranin para takimit Trump-Xi

Momenti
Momenti
May 9, 2026
Juventusi fiton me mund ndaj Lecces
Britania e Madhe dërgon anije luftarake në Lindjen e Mesme
Putin në paradën e ‘Ditës së Fitores’: Ukraina po mbështetet nga i gjithë blloku i NATO-s
Ua ulën çmimin për litër – Protestojnë fermerët, e derdhin qumështin në kanal
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?