
Manchester City është rikthyer te fitoret në Premierligë.
Citizens triumfuan pastër 3:0 ndaj Brentfordit në kuadër të javës së 36-të në elitën e futbollit anglez, shkruan Gazeta Express.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, me Manchester Cityn që nuk arriti assesi ta thyejë mbrojtjen mysafirë.
Në minutën e 60-të, Jeremy Doku realizoi për epërsinë fillestare të vendasve.
Në minutën e 75-të, Erling Haaland u gjend më së miri në zonë për ta dyfishuar epërsinë.
E në minutën e dytë shtesë, ishte Omar Marmoush i cili shënoi për epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 74 pikëve, dy më pak sesa Arsenali që prin, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund.
Në anën tjetër, Brentfordi hum mundësinë për t’u afruar në pozitat që dërgojnë në Europë, ndërsa mbetet në vendin e tetë me 51 pikë gjithsej.
The post Man City kryen detyrën, vendos presionin mbi Arsenalin appeared first on Gazeta Express.



