Në ditën e parë të armëpushimit tre-ditor, Kremlini paralajmëroi se një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është ende “shumë larg”, edhe pse SHBA po shtyn për një marrëveshje, raporton Reuters.
“Është e kuptueshme që pala amerikane po nxiton”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për gazetarin e televizionit shtetëror Pavel Zarubin, raporton theguardian, transmeton Sinjali.
“Por çështja e një zgjidhjeje për Ukrainën është tepër komplekse dhe arritja e një marrëveshjeje paqeje është ende shumë larg, me detaje të ndërlikuara”, tha Peskov.
Donald Trump kishte njoftuar të premten se ky armëpushim tre-ditor do të përfshinte “pezullimin e të gjitha aktiviteteve ‘kinetike’” dhe shkëmbimin e 1,000 të burgosurve nga secila palë.
“Bisedimet po vazhdojnë për t’i dhënë fund këtij konflikti të madh, më të madhit që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe po afrohemi gjithnjë e më shumë çdo ditë”, shkroi Trump në Truth Social.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Kremlini thotë se paqja me Ukrainën është ende ‘shumë larg’ appeared first on Sinjali.


