FC Drenica ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Gentjan Mezanit në krye të shtabit teknik të ekipit të parë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kuqezi përmes një komunikate për media, ku bëhet e ditur se është arritur marrëveshja e bashkëpunimit me timonierin e ri, i cili menjëherë merr drejtimin e skuadrës, transmeton Klankosova.tv.
Në njoftimin e tyre, drejtuesit e Drenicës i kanë uruar mirëseardhje teknikut vlonjat, duke i dëshiruar suksese në këtë aventurë të re dhe arritjen e objektivave sportive për sezonin aktual.
Mezani vjen me përvojë të konsiderueshme në futbollin vendor dhe atë shqiptar, teksa pritet të sjellë stabilitet dhe energji të re në radhët e ekipit nga Skenderaji.





