Zvicra ofron edhe në shqip informacione për dhunën në familje

Zvicra ofron edhe në shqip informacione për dhunën në familje

Zvicra ofron edhe në shqip informacione për dhunën në familje

Autoritetet e kantonit zviceran të Aargaut kanë vënë në dispozicion informacione për dhunën në familje në disa gjuhë, përfshirë edhe gjuhën shqipe, me qëllim që personat e prekur të mund të informohen për të drejtat e tyre dhe të gjejnë ndihmën e nevojshme.

Sponsor 3M Express

Informacionet janë publikuar në faqen zyrtare të kantonit më 30 prill 2026 dhe mbeten një burim i dobishëm për komunitetet e huaja që jetojnë në Zvicër, përfshirë shqiptarët.

Materialet shpjegojnë se çfarë konsiderohet dhunë në familje, çfarë mund të bëjnë personat që përballen me kërcënime, fyerje apo dhunë fizike dhe ku mund të drejtohen për këshillim e mbështetje, transmeton Telegrafi.

Përveç shqipes, informacionet janë të qasshme edhe në gjuhë të tjera, si anglisht, arabisht, turqisht, italisht, frëngjisht, spanjisht dhe gjuhë të tjera, në mënyrë që personat që nuk e zotërojnë mirë gjermanishten të kenë qasje më të lehtë te këto shërbime.

Në rastet emergjente, qytetarët mund të telefonojnë policinë në numrin 117. Ndërkaq, nga 1 maji 2026, në Zvicër është funksional edhe numri 142 për ndihmë ndaj viktimave, i cili ofron mbështetje falas dhe anonime, 24 orë në ditë.

Informacionet në gjuhën shqipe mund të gjenden në faqen zyrtare të kantonit të Aargaut./Telegrafi/

Lexo edhe

“SHBA mbështet përpjekjet për normalizim me Kosovën”, senatorë amerikanë nga të dyja partitë urojnë Studentët në Serbi

“SHBA mbështet përpjekjet për normalizim me Kosovën”, senatorë amerikanë nga të dyja partitë urojnë Studentët në Serbi

Bora mbulon Bjeshkët e Rugovës, peizazh dimëror në fund të tetorit

Bora mbulon Bjeshkët e Rugovës, peizazh dimëror në fund të tetorit

Për të gjithë ata që “e duan Edi Ramën si Vuçiçin”

Për të gjithë ata që “e duan Edi Ramën si Vuçiçin”