Zvicra kërkon më shumë transparencë për tarifat e pagesave me kartë dhe TWINT

Zvicra kërkon më shumë transparencë për tarifat e pagesave me kartë dhe TWINT

Zvicra kërkon më shumë transparencë për tarifat e pagesave me kartë dhe TWINT

Këshilli Federal nis konsultimet për ndryshimin e ligjit, me synimin që tregtarët të kenë informacion të qartë për komisionet që paguajnë gjatë transaksioneve pa para të gatshme.

Sponsor 3M Express

Këshilli Federal i Zvicrës ka nisur të mërkurën një proces konsultimi për ndryshimin e Ligjit kundër Konkurrencës së Padrejtë, me qëllim rritjen e transparencës për tarifat që tregtarët paguajnë për shërbimet e pagesave elektronike, shkruan RTS.

Kur klientët paguajnë përmes TWINT, Visa ose Mastercard, tregtarët dhe pronarët e restoranteve duhet të paguajnë komisione për këto shërbime. Megjithatë, mënyra e llogaritjes së tarifave nuk është gjithmonë e qartë, duke e bërë të vështirë krahasimin e ofertave dhe zgjedhjen e shërbimit më të përshtatshëm.

Tarifat duhet të paraqiten qartë

Parlamenti zviceran e ka konsideruar këtë çështje problematike dhe, vitin e kaluar, i kërkoi Këshillit Federal të ndërmarrë hapa për të përmirësuar transparencën, transmeton Telegrafi.

Sipas propozimit të qeverisë, ofruesit e shërbimeve të pagesave për tregtarët, përfshirë Visa, Mastercard dhe TWINT, do të duhet të paraqesin qartë tarifat e ndryshme që aplikohen për çdo transaksion.

Këto përfshijnë tarifën e shërbimit që paguan tregtari, tarifën e shkëmbimit dhe tarifën e skemës së pagesave, e cila vendoset nga ofruesi i sistemit përkatës.

Transparenca e çmimit total, thelbësore për konkurrencën

Sipas Këshillit Federal, paraqitja transparente e çmimit të përgjithshëm është e mjaftueshme për të garantuar konkurrencë efektive ndërmjet ofruesve të shërbimeve të pagesave.

Qeveria vlerëson se kërkesat shtesë për transparencë do të krijonin barrë administrative, pa përfitime të dëshmuara qartë për konkurrencën.

Procesi i konsultimit do të shërbejë për shqyrtimin e ndryshimeve të propozuara në legjislacion./Telegrafi/

Lexo edhe

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

Nga një gomë e vjetër në një kolltuk si në revistat e mobilimit

Nga një gomë e vjetër në një kolltuk si në revistat e mobilimit

Zvicra kërkon më shumë transparencë për tarifat e pagesave me kartë dhe TWINT | Momenti