Zvicër, nivelet e ujit në Cyrih mbeten të ulëta, reshjet e shiut nuk po mjaftojnë për rikuperim

Zvicër, nivelet e ujit në Cyrih mbeten të ulëta, reshjet e shiut nuk po mjaftojnë për rikuperim

Zvicër, nivelet e ujit në Cyrih mbeten të ulëta, reshjet e shiut nuk po mjaftojnë për rikuperim

Thatësira vazhdon të ndikojë në liqenin e Cyrihut dhe rrjedhat ujore, pavarësisht reshjeve të ditëve të fundit. Autoritetet paralajmërojnë se nevojiten periudha më të gjata me shi për rikthimin e niveleve normale të ujit.

Sponsor 3M Express

Nivelet e ujit në liqenin e Cyrihut në Zvicër vazhdojnë të mbeten nën mesataren, ndërsa reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit nuk kanë sjellë përmirësimin e pritur.

Sipas të dhënave më të fundit të autoriteteve kantonale, niveli i liqenit aktualisht është 405.4 metra mbi nivelin e detit.

Kjo shënon një rritje prej nëntë centimetrash krahasuar me javën e kaluar, por mbetet 53 centimetra nën mesataren e regjistruar gjatë 35 viteve të fundit, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi.

Departamenti i Punëve Publike ka bërë të ditur se disa ditë me reshje nuk janë të mjaftueshme për të rikthyer situatën në normalitet. Për këtë nevojiten reshje të vazhdueshme për një periudhë më të gjatë kohore.

Ndërkohë, shkarkimi i ujit nga liqeni i Cyrihut në lumin Limmat vazhdon të jetë i kufizuar në 20 metra kub në sekondë, masë kjo që është në fuqi që nga fillimi i muajit tetor.

Ky kufizim lidhet me sezonin e shumimit të troftës. Sasia e ujit në Limmat është e rëndësishme për mbijetesën e peshqve, pasi ulja e mëtejshme e rrjedhës mund të shkaktojë tharjen e zonave ku vendosen vezët dhe rrezikimin e tyre.

Situata mbetet një shqetësim për menaxhimin e burimeve ujore në Zvicër, ndërsa rikuperimi i niveleve të ujit pritet të varet nga reshjet e vazhdueshme në javët në vijim./Telegrafi/

Lexo edhe

“Akt burracak”, Abdixhiku reagon ashpër për pretendimet ndaj bashkëshortes së tij

“Akt burracak”, Abdixhiku reagon ashpër për pretendimet ndaj bashkëshortes së tij

Vizitoi 165 vende të botës, influencuesi Kieran Brown rendit Kosovën si një nga pesë vendet me vajzat më të bukura

Vizitoi 165 vende të botës, influencuesi Kieran Brown rendit Kosovën si një nga pesë vendet me vajzat më të bukura

Të miturit hynë në një market në Gjakovë, dyshohet se morën 570 euro nga arka

Të miturit hynë në një market në Gjakovë, dyshohet se morën 570 euro nga arka