Zvicër, dokumentari që thyen tabunë e vdekjes në shtëpi: Vetëm 23% e njerëzve arrijnë ta realizojnë dëshirën e tyre

Më shumë se dy të tretat e popullsisë në Zvicër do të dëshironin që ditët e fundit të jetës t’i kalonin dhe të vdisnin në shtëpinë e tyre, por vetëm 23% arrijnë ta realizojnë këtë dëshirë.

Sponsor 3M Express

Kjo mospërputhje mes dëshirës dhe realitetit është në qendër të një projekti të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Bernës (BFH), i cili synon të hapë diskutimin për kujdesin në fund të jetës dhe të thyejë tabunë që vazhdon ta rrethojë vdekjen.

Projekti, i zhvilluar nga studiuesja Claudia Michel, solli edhe dokumentarin “Until the End” (Deri në fund), realizuar nga Oliver Slappnig dhe Claudia Michel.

Filmi sjell rrëfime dhe përvoja të njerëzve që kujdesen për familjarët e tyre në shtëpi deri në momentet e fundit të jetës.

Përmes kamerës, ekipi ka dokumentuar sfidat, përgjegjësitë dhe përkushtimin e familjarëve që vendosin të kujdesen për të afërmit e tyre në ambientin familjar, transmeton Telegrafi.

Në dokumentar përfshihen edhe përfaqësues të komuniteteve dhe politikanë që angazhohen për ruajtjen e dinjitetit të personave që dëshirojnë të kalojnë fundin e jetës në shtëpi.

Sipas Oliver Slappnig, tema kërkon trajtim me respekt dhe duhet të diskutohet me kohë, përpara se familjet të përballen me situata të vështira.

Ai thekson rëndësinë e mbështetjes dhe të një rrjeti njerëzish ku familjarët mund të mbështeten gjatë këtij procesi.

Dokumentari u shndërrua në pjesë të një nisme më të gjerë për ndërgjegjësimin e publikut, e cila përfshiu edhe një ekspozitë udhëtuese.

Synimi është që vdekja dhe kujdesi në fund të jetës të mos mbeten tema për të cilat flitet vetëm në momentet e fundit, por të bëhen pjesë e një diskutimi të hapur shoqëror.

“Until the End” u shfaq në më shumë se dhjetë festivale ndërkombëtare të filmit gjatë viteve 2022 dhe 2023, ku fitoi disa çmime, përfshirë vlerësime për dokumentarin më të mirë dhe regjinë./Telegrafi/

Lexo edhe

Lë pas Mbappen, Diomande bëhet mbreti i driblimeve te Real Madridi

Lë pas Mbappen, Diomande bëhet mbreti i driblimeve te Real Madridi

20 vjeçari shqiptar dëbohet një ditë pas daljes nga burgu nga Italia, riatdhesohet në Shqipëri

20 vjeçari shqiptar dëbohet një ditë pas daljes nga burgu nga Italia, riatdhesohet në Shqipëri

“Përgjegjësia është e Qeverisë”, opozita i përgjigjet Kurtit për migrimin

“Përgjegjësia është e Qeverisë”, opozita i përgjigjet Kurtit për migrimin