ZKM-ja i jep edhe një tender Mercom Auto-s, 57 mijë euro për vetura me qira

ZKM-ja i jep edhe një tender Mercom Auto-s, 57 mijë euro për vetura me qira

ZKM-ja i jep edhe një tender Mercom Auto-s, 57 mijë euro për vetura me qira

Zyra e Kryeministrit, e udhëhequr nga Albin Kurti, i ka dhënë një tjetër kontratë kompanisë “Mercom Auto”, në pronësi të biznesmenit Arif Elshani, për marrjen me qira të veturave, kësaj radhe në vlerë prej 57 mijë e 600 eurosh.

Sponsor 3M Express

Në garë ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik, “Mercom Auto”, oferta e të cilit është vlerësuar si e përgjegjshme nga ZKM-ja.

Kontrata është nënshkruar më 20 nëntor 2026, me vlerë të përgjithshme prej 57 mijë e 600 eurosh.

Sipas dosjes të prokurimit, ZKM-ja ka planifikuar të marrë me qira 10 vetura për një periudhë 12-mujore.

Specifikimet e përcaktuara në dosjen e tenderit kërkojnë që automjetet të jenë të tipit limuzinë, me së paku pesë ulëse dhe katër dyer. Kapaciteti i motorit duhet të jetë nga 1.940 deri në 3.000 centimetra kubikë, me fuqi minimale prej 100 kilovatësh dhe ndërrues automatik të shpejtësive.

Po ashtu, automjetet duhet të jenë të prodhuara nga 1 janari 2018 e tutje dhe të përmbushin standardin Euro 6. Ato duhet të posedojnë sistemet ABS dhe ESP, ndërsa si lëndë djegëse lejohen benzina, dizeli ose teknologjia hibride.

Në mesin e pajisjeve të kërkuara janë edhe klimatizimi, mbyllja qendrore me komandë nga distanca, xhamat elektrikë dhe pajisjet e sigurisë, përfshirë kutinë e ndihmës së parë, trekëndëshin sinjalizues, zinxhirët për borë dhe pajisjet për tërheqje.

Bashkëpunimi mes Zyrës së Kryeministrit dhe “Mercom Auto” nuk është i ri.

Kompania ka përfituar kontrata në vlerë prej 6.8 milionë eurosh për blerjen dhe marrjen me qira të veturave nga viti 2021 deri në vitin 2025.

Biznesin e kishte vizituar edhe kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Përveç kontratave për automjete, “Mercom” ka përfituar edhe grante nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Ekskluzive | Këta janë dy të arrestuarit e tjerë në rastin e vrasjes së Arlindës – dyshohen se ndihmuan Albert Sylajn pas krimit

Ekskluzive | Këta janë dy të arrestuarit e tjerë në rastin e vrasjes së Arlindës – dyshohen se ndihmuan Albert Sylajn pas krimit

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

AGK-ja dënon gjuhën e drejtorit të Spitalit të Gjilanit ndaj gazetares së Klanit, Arbreshë Uka

AGK-ja dënon gjuhën e drejtorit të Spitalit të Gjilanit ndaj gazetares së Klanit, Arbreshë Uka