Zjarr në një banesë në Ferizaj, banorët evakuohen gjatë natës

Zjarr në një banesë në Ferizaj, banorët evakuohen gjatë natës

Zjarr në një banesë në Ferizaj, banorët evakuohen gjatë natës

Flakët shpërthyen rreth orës 02:58 pas mesnatës, në katin e katërt të një kompleksi banesor.

Për shkak të rrezikut, banorët e ndërtesës u detyruan të evakuohen dhe për më shumë se dy orë të qëndrojnë jashtë, në pritje të shuarjes së zjarrit.

Sponsor 3M Express

Në vendin e ngjarjes intervenuan Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës.

Policia njofton se zjarri u lokalizua dhe u shua plotësisht rreth orës 05:15, pas së cilës banorëve iu lejua të kthehen në banesat e tyre.

Sipas njoftimit, si pasojë e këtij incidenti, banesa pësoi dëme të konsiderueshme materiale.

Gjatë intervenimit, një zjarrfikës pësoi djegie në dorë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.

Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me udhëzim të prokurorit rasti është iniciuar si “Incident zjarri”.

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit pritet të sqarohen pas përfundimit të ekzaminimit forenzik.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Vidhet një veturë në Podujevë

Vidhet një veturë në Podujevë

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Shiroka Pula: Lufta jonë u bë edhe për ta folur e shkruar atë lirshëm

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Shiroka Pula: Lufta jonë u bë edhe për ta folur e shkruar atë lirshëm