Një zjarr ka përfshirë një garazh në Gjilan, ku si pasojë janë djegur dy vetura dhe disa pajisje shtëpiake.

Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 24 nëntor, rreth orës 01:15, nga një mashkull kosovar, i cili ka bërë të ditur se garazhi i tij është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, të cilat janë duke u marrë me trajtimin e rastit.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit, ndërsa dëmet materiale përfshijnë dy vetura dhe pajisje të ndryshme shtëpiake.





