Zhvillime të reja për Lojërat Mesdhetare, ICMG thërret Kosovën në Athinë

Zhvillime të reja për Lojërat Mesdhetare, ICMG thërret Kosovën në Athinë

Zhvillime të reja për Lojërat Mesdhetare, ICMG thërret Kosovën në Athinë

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të marrë pjesë në një takim me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), i cili do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në Athinë të Greqisë, ku në fokus do të jenë ngecjet në organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Sponsor 3M Express

Këtë takim KOK-u e ka konfirmuar për KosovaPress duke bërë të ditur se ftesa për pjesëmarrje ka ardhur nga ICMG-ja.

Pas përfundimit të takimit në Athinë, drejtuesit e KOK-ut do të raportojnë para Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 për diskutimet e zhvilluara dhe hapat e mëtejmë që pritet të ndërmerren.

Pas përfundimit të takimit në Athinë, drejtuesit e KOK-ut do të raportojnë para Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 për diskutimet e zhvilluara dhe hapat e mëtejmë që pritet të ndërmerren, transmeton Klankosova.tv.

Në qëndrimin e tij, KOK-u ka theksuar se mbetet plotësisht i përkushtuar që Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 të organizohen në Kosovë, por ka nënvizuar se suksesi i këtij projekti varet nga përkushtimi i të gjitha institucioneve të përfshira

Takimi i 3 dhe 4 dhjetorit në Athinë vjen në një periudhë kur organizimi i Prishtina 2030 po përballet me sfida dhe vonesa në përmbushjen e obligimeve të përcaktuara për këtë ngjarje të madhe sportive. 

Lexo edhe

Merz paralajmëron: Rusia kërkon më shumë se Ukrainën

Merz paralajmëron: Rusia kërkon më shumë se Ukrainën

Haxhiu dhe Çeku zhvillojnë bashkëbisedim me nxënësit për respektin dhe barazinë gjinore

Haxhiu dhe Çeku zhvillojnë bashkëbisedim me nxënësit për respektin dhe barazinë gjinore

Jorna: Investoni në Ballkanin Perëndimor, të krijojmë hapësirë të përbashkët industriale

Jorna: Investoni në Ballkanin Perëndimor, të krijojmë hapësirë të përbashkët industriale