Blloku i udhëhequr nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të sigurojë 53 ulëse në Knesset, pas numërimit të 99.9 për qind të votave, duke mbetur larg shumicës së nevojshme për formimin e qeverisë.

Sipas të dhënave të Komitetit Qendror të Zgjedhjeve të Izraelit, blloku opozitar i udhëhequr nga Gadi Eisenkot pritet të marrë 48 ulëse në parlamentin me 120 deputetë. Për formimin e qeverisë nevojiten së paku 61 vota.
Ndërkohë, dy partitë arabe pritet të fitojnë gjithsej 19 ulëse, një rezultat rekord për to, duke u vendosur potencialisht në pozitën vendimtare për përcaktimin e përbërjes së qeverisë së ardhshme.
Rekordi i mëparshëm i këtyre partive ishte 15 ulëse, i arritur në zgjedhjet e vitit 2020.
Rezultatet e numërimit dallojnë dukshëm nga sondazhet në dalje të vendvotimeve (exit-poll), të cilat fillimisht e paraqitnin bllokun opozitar në epërsi ndaj atij të Netanyahut.
Sa u përket partive, Likud i Netanyahut prin me 27 deputetë, ndërsa Yashar renditet e dyta me 21 ulëse. Partia B’Yachad e ish-kryeministrit Naftali Bennett pritet të marrë 12 ulëse, ndërsa Lista e Përbashkët 11.
Partitë Ra’am dhe Demokratët kanë siguruar nga tetë ulëse secila.
Rezultatet përfundimtare dhe zyrtare të zgjedhjeve pritet të publikohen më 4 nëntor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




