Zemaj paralajmëron Qeverinë: Protestat do t’ju detyrojnë të merrni përgjegjësi dhe të jepni dorëheqje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se protestat do ta detyrojnë Qeverinë të marrë përgjegjësi dhe të japë dorëheqje, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Sponsor 3M Express

LDK-ja ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për atë që e cilëson si dështim institucional në rastin e Zekajt.

Zemaj ka deklaruar se, pavarësisht përpjekjeve për ta shtyrë llogaridhënien, reagimi qytetar do t’i detyrojë përfaqësuesit e Qeverisë të marrin përgjegjësi.

“Ti mund të shtysh edhe 50 orë të tjera përgjegjësinë dhe llogaridhënien. Ju mund të mos e merrni as përgjegjësinë morale, mund të mos jepni as dorëheqje, por protestat do t’ju detyrojnë të merrni përgjegjësi dhe të jepni dorëheqje”, ka deklaruar Zemaj.

Arlinda Zekaj u vra me sëpatë nga ish-kunati i saj, i cili vazhdon të jetë në arrati. Ndërkohë, ish-bashkëshorti i saj ndodhet në paraburgim, pasi paraprakisht e kishte kanosur të ndjerën.

Rasti ka nxitur reagime të shumta, pasi Zekaj u kishte drejtuar vazhdimisht letra institucioneve të drejtësisë, duke kërkuar ndihmë dhe mbrojtje.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se pret që brenda 72 orëve ministritë përkatëse t’i paraqesin një raport të detajuar për rastin dhe dështimet e mundshme institucionale.

Për nesër, nga ora 16:00, është paralajmëruar protestë në Prishtinë, e cila do të nisë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“SHBA mbështet përpjekjet për normalizim me Kosovën”, senatorë amerikanë nga të dyja partitë urojnë Studentët në Serbi

“SHBA mbështet përpjekjet për normalizim me Kosovën”, senatorë amerikanë nga të dyja partitë urojnë Studentët në Serbi

Bora mbulon Bjeshkët e Rugovës, peizazh dimëror në fund të tetorit

Bora mbulon Bjeshkët e Rugovës, peizazh dimëror në fund të tetorit

Për të gjithë ata që “e duan Edi Ramën si Vuçiçin”

Për të gjithë ata që “e duan Edi Ramën si Vuçiçin”