Zelensky: Ukraina merr mesatarisht vetëm 12 raketa Patriot në muaj nga SHBA-ja

Zelensky: Ukraina merr mesatarisht vetëm 12 raketa Patriot në muaj nga SHBA-ja

Zelensky: Ukraina merr mesatarisht vetëm 12 raketa Patriot në muaj nga SHBA-ja

Ukraina po merr mesatarisht 12 raketa në muaj për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot nga Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2026, ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke theksuar vështirësitë për sigurimin e municioneve të nevojshme për t’u mbrojtur nga sulmet ruse me raketa balistike.

Sponsor 3M Express

Sipas agjencisë ukrainase të lajmeve Ukrinform, Zelensky tha se një pjesë e madhe e armëve të blera nga SHBA-ja financohen nga vendet evropiane, por furnizimi me raketa Patriot mbetet një sfidë e veçantë.

“Ne blejmë shumë armë nga SHBA-ja. Evropa pagoi për to, gjithçka mbërriti dhe gjithçka shkoi mirë. Por disa gjëra përbëjnë një sfidë të vërtetë, veçanërisht raketat Patriot. Në vitin 2026, po marrim mesatarisht 12 raketa në muaj”, deklaroi ai.

Presidenti ukrainas tha se punon çdo ditë për të siguruar raketa interceptuese dhe se çdo javë duhet të kërkojë paketa të reja ndihme për të mbrojtur vendin nga sulmet ruse, transmeton Telegrafi.

Sipas Zelenskyt, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka miratuar një paketë me 12 raketa, por ende nevojitet miratimi për 23 raketa të tjera që Ukraina i ka siguruar nga burime të tjera.

“SHBA-ja ka një paketë me 12 raketa dhe ai e ka nënshkruar miratimin. Kjo është shumë mirë. Por vetëm këtë muaj kemi përdorur 35 raketa. Tani çështja është të marrim miratimin për 23 të tjera, të cilat i kam siguruar nga burime të tjera”, tha Zelensky.

Ai bëri të ditur gjithashtu se gjatë një takimi me presidentin amerikan Donald Trump në Nju Jork kishte kërkuar miratimin e një “pakete dimërore” me raketa.

Zelensky tha se ia kishte paraqitur Trumpit numrin e raketave që i nevojiteshin Ukrainës dhe i kishte premtuar se, nëse kërkesa miratohej, Kievi nuk do të godiste rafineritë e naftës.

Kur Trump e pyeti se nga cilat vende mund të siguroheshin raketat, presidenti ukrainas i përmendi shtetet që i kishin ato në dispozicion.

Sipas Zelenskyt, Trump u përgjigj se SHBA-ja do të bënte gjithçka që mundej për ta ndihmuar Ukrainën, por theksoi se edhe ushtria amerikane kishte nevojë për këto raketa dhe se rezervat ishin të kufizuara.

Më 26 tetor, Zelensky kishte deklaruar se Ukraina po priste prej gati një muaji miratimin e Hegseth për raketat e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot dhe NASAMS. Ai tha se kishte udhëzuar ekipin e tij që ta diskutonte sërish çështjen me palën amerikane. /Telegrafi/

Lexo edhe

LEX | Vrasja që tronditi Podujevën – e dëmtuara mbetet pa përfaqësues ligjor pasi OAK ia mori licencën avokatit të saj, Apeli shtyn seancën ndaj Arsim Sylës

LEX | Vrasja që tronditi Podujevën – e dëmtuara mbetet pa përfaqësues ligjor pasi OAK ia mori licencën avokatit të saj, Apeli shtyn seancën ndaj Arsim Sylës

Të paktën 46 të vdekur nga përplasja e dy trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë

Të paktën 46 të vdekur nga përplasja e dy trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Mund të jemi pjesë e qeverisë (VIDEO)

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Mund të jemi pjesë e qeverisë (VIDEO)