Zelensky akuzon SpaceX-in për kufizimet e rrjetit Starshield në Ukrainë

Zelensky akuzon SpaceX-in për kufizimet e rrjetit Starshield në Ukrainë

Zelensky akuzon SpaceX-in për kufizimet e rrjetit Starshield në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar kompaninë SpaceX të Elon Muskut se ka mashtruar Kievin lidhur me kufizimet e shpejtësisë në rrjetin Starshield, të cilat, sipas tij, po ndikojnë në aftësinë e Ukrainës për të interceptuar dronët sulmues rusë.

Sipas Euronews, Zelensky ka deklaruar se forcat ukrainase po përballen me kufizime të shërbimit Starshield, ku terminalet janë të kufizuara në një shpejtësi maksimale prej 161 kilometrash në orë në zonat e pushtuara nga Rusia.

Sponsor 3M Express

“Kufizimet kanë qenë në fuqi tashmë prej pesë ditësh. Ata thonë se bëhet fjalë për një problem teknik. Ne nuk besojmë se është kështu”, tha Zelensky.

Ai theksoi se këto kufizime kanë ndikuar drejtpërdrejt në aftësinë e Ukrainës për të interceptuar dronët sulmues rusë me motorë reaktivë.

“Nëse dikush në Amerikë po merr vendime që në thelb e trajtojnë territorin ukrainas sikur të mos ishte ukrainas, atëherë kjo na tregon se në çfarë drejtimi po shkojnë gjërat”, deklaroi ai gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin.

Zelensky tha se Kievi nuk ka marrë shpjegime të qarta për kufizimet dhe se ka udhëzuar Ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes të intensifikojnë kontaktet me Departamentin Amerikan të Shtetit, Pentagonin dhe SpaceX-in për zgjidhjen e situatës.

Ndërkohë, presidenti ukrainas deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë ngritur mundësinë që Ukraina të heqë dorë nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO.

“Amerikanët ngritën një pyetje: ‘Po sikur Ukraina të anëtarësohej në NATO? A do të tërhiqej Ukraina nga Donbasi?’ Kjo ishte hera e parë që u ngrit kjo çështje”, tha Zelensky.

Ai shtoi se Ukraina po diskuton garanci konkrete të sigurisë me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se një vendim i tillë nuk mund të merret vetëm prej tij.

“Unë nuk kam të drejtë ta marr këtë vendim i vetëm”, deklaroi Zelensky.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Policia ia prish “Heshtjen” grupit të kokainës në Prishtinë, gjashtë të arrestuar – sekuestrohen Porsche, Rolex dhe asete mbi 300 mijë euro

Policia ia prish “Heshtjen” grupit të kokainës në Prishtinë, gjashtë të arrestuar – sekuestrohen Porsche, Rolex dhe asete mbi 300 mijë euro

Police disrupt the cocaine group in Pristina, six arrested sequentine Porsche, Rolex and assets over 300 thousand euros

Police disrupt the cocaine group in Pristina, six arrested sequentine Porsche, Rolex and assets over 300 thousand euros

Operacioni “Heshtja”, arrestohen gjashtë persona dhe sekuestrohen drogë e asete në vlerë prej 301 mijë eurosh

Operacioni “Heshtja”, arrestohen gjashtë persona dhe sekuestrohen drogë e asete në vlerë prej 301 mijë eurosh