AC Milani po intensifikon përpjekjet për transferimin e Endrickut nga Real Madridi në janar të vitit 2027. Sipas ESPN Brasil, klubi italian po përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh fikse dhe 10 milionë të tjera në bonuse.

Real Madridi është i gatshëm ta shqyrtojë largimin e brazilianit, i cili nuk po gjen hapësirë në formacionin e Jose Mourinhos. 20-vjeçari ka luajtur vetëm 103 minuta në pesë ndeshje të La Ligës këtë sezon, pa shënuar apo asistuar.
Megjithatë, madrilenët duan të ruajnë mundësinë për ta rikthyer në të ardhmen, përmes një klauzole riblerjeje që mund të jetë nga 80 deri në 85 milionë euro. Në garë për sulmuesin janë edhe Roma, Interi dhe disa klube të Premierligës.





