Zbulohet identiteti i njërit prej të arrestuarve për atentatin ndaj izraelitit me urdhër nga Irani në Greqi, katër dyshohet se janë shqiptarë

Njëri prej personave të arrestuar në kuadër të hetimeve për një plan të dyshuar për atentat në Greqi është identifikuar si Shpëtim Musliu nga Kumanova, i lindur më 21 dhjetor 1996.

Sponsor 3M Express

Emri i tij është publikuar nga mediat në Maqedoninë e Veriut, ku Musliu dyshohet se ka qenë i përfshirë në përgatitjen e atentatit.

Sipas këtyre raportimeve, Musliu ishte arrestuar nga autoritetet greke dhe më 12 nëntor iu dorëzua autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

Ai dyshohet se kishte tentuar më herët të hynte në Greqi nga Turqia, por ishte kthyer nga autoritetet kufitare greke. Në një tentim tjetër, ai u arrestua pasi shërbimet greke kishin marrë informacione nga homologët e tyre në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, autoritetet e Maqedonisë së Veriut nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht identitetin e Musliut dhe as përkatësinë etnike të të dyshuarve.

Sipas Agjencisë për Siguri Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, rrjeti dyshohet se po përgatiste një atentat ndaj një personi në Greqi, nën udhëzimet e shtetasit iranian Edris Jahangiri Mavaneh.

Katër persona u arrestuan në Maqedoninë e Veriut, ndërsa i pesti ishte arrestuar në Greqi dhe më pas ishte transferuar në vendin e tij. Një person i gjashtë i dyshuar vazhdon të jetë në kërkim.

Katër të dyshuar janë dërguar në paraburgim, ndërsa një tjetër është vendosur në arrest shtëpiak.

Gjatë operacionit, autoritetet kanë sekuestruar armë, municion, telefona, kompjuterë, shënime dhe skica të lokacioneve të caktuara. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Dy të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen në Kosovë, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Franca

Dy të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen në Kosovë, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Franca

Kamelia lulëzon kur bimët e tjera pushojnë: Kujdesi që i nevojitet në nëntor për të ruajtur lulet

Kamelia lulëzon kur bimët e tjera pushojnë: Kujdesi që i nevojitet në nëntor për të ruajtur lulet

Irlanda shënon nga penalltia, karton i kuq për Hajrizin

Irlanda shënon nga penalltia, karton i kuq për Hajrizin