Big Brother VIP Kosova ka nisur papritur një ditë më herët nga sa ishte pritur, duke surprizuar fansat që mendonin se spektakli do të niste zyrtarisht të premten, më 30 tetor.

Tashmë është zbuluar edhe banorja e parë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë. Bëhet fjalë për regjisorën e njohur, Arlinda Morina, e cila është emri i parë i konfirmuar mes konkurrentëve të këtij edicioni.
Banorët do të qëndrojnë për 100 ditë në shtëpinë e BBVK-së, duke garuar mes tyre për çmimin e madh.
Përveç Arlindës, gjatë mbrëmjes së sotme pritet që në shtëpi të hyjnë edhe dy banorë të tjerë, duke e bërë këtë nisje të papritur një surprizë për të gjithë ndjekësit e spektaklit.
Megjithatë, spektakli i së premtes nuk është anuluar. Ai do të mbahet sipas planit, ndërsa nisja e parakohshme dhe hyrja e tre banorëve kanë shtuar kureshtjen e publikut për atë që do të ndodhë në vazhdim të këtij edicioni.
Tashmë, mbetet të shihet se kush do të jenë banorët e tjerë që do të hyjnë në shtëpi dhe si do të nisë rrugëtimi i tyre drejt çmimit të madh.




