Kosova ka bërë të ditur votimin e saj për çmimin prestigjioz “Topi i Artë 2026”, me përfaqësues Bajram Shalën, menaxherin e Kombëtares së Kosovës.

Në votimin e Kosovës, vendin e parë e ka zënë sulmuesi anglez Harry Kane, i cili ka marrë 15 pikë. Pas tij është renditur Kylian Mbappe me 12 pikë, ndërsa treshen e parë e plotëson Khvicha Kvaratskhelia me 10 pikë.
Në vendin e katërt është renditur fituesi i Topit të Artë 2025, Ousmane Dembele, me tetë pikë, ndërsa Ferran Torres ka marrë shtatë pikë. Erling Haaland është pozicionuar i gjashti me pesë pikë.
Në pjesën e mbetur të listës, Lamine Yamal ka marrë katër pikë, Vinicius Junior tri pikë, João Neves dy pikë, ndërsa Pau Cubarsi ka përfituar një pikë.
Votimi i Kosovës tregon se Shala e ka vendosur Kane në krye të preferencave të tij, përpara Mbappes dhe Kvaratskhelias, ndërsa në dhjetëshen e përzgjedhur janë përfshirë futbollistë nga disa prej klubeve më të njohura evropiane.
Përveç votimit për futbollistin më të mirë, Kosova ka përzgjedhur edhe Thibaut Courtois si portierin më të mirë, Luis Enriquen si trajnerin më të mirë dhe Paris Saint-Germainin si klubin më të mirë./Telegrafi/




