Ymeri për mungesën e terapisë për pacienten me kancer: Lus prokurorët ta hetojnë vdekjen

Ymeri për mungesën e terapisë për pacienten me kancer: Lus prokurorët ta hetojnë vdekjen

Ymeri për mungesën e terapisë për pacienten me kancer: Lus prokurorët ta hetojnë vdekjen

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për mungesën e terapisë për pacientët me kancer, pas rastit të pacientes që humbi jetën pasi, sipas Shoqatës së Pacientëve me Kancer “Renesansa”, kishte mbetur rreth katër muaj pa medikamentin Palbociclib.

Ymeri ka ngritur shqetësime edhe për rritjen e vdekjeve dhe të rasteve të reja me tumore.

Sponsor 3M Express

Duke iu referuar reagimit të Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ymeri ka thënë se vetë sqarimi për funksionin e barit tregon rëndësinë e terapisë për ngadalësimin e përparimit të sëmundjes.

“Nga reagimi, njëkohësisht edhe i QKUK-së, është e kuptueshme: barnat e gjeneratës së re, përfshirë Palbociclibin, janë terapi mbështetëse që synojnë ta ngadalësojnë përparimin e sëmundjes. Por kjo është esenca: ka pasur një ngadalësim të përparimit të sëmundjes dhe, në mungesë të këtij hapi, nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Pastaj, e njoh rastin dhe po përballet me sëmundjen për herë të dytë. A ka rëndësi kur dikush përballet me sëmundjen për herë të parë, kur dikush përballet me sëmundjen për herë të dytë, kur dikush i ka tre muaj pa hapa, edhe kur dikush i ka katër muaj pa hapa? Tani, ministër, meqenëse je këtu, jo se Albin Kurti nuk është më përgjegjës se ti; ai sigurisht që është më përgjegjës. Nuk e di qysh fle natën, kur dikush qan se e ka kancerin, e ju e rregulloni një mendilin. A e ke idenë që, për gjashtë vitet e fundit, ka pasur rritje prej 30 për qind të vdekjeve në spitalet rajonale dhe në QKUK? Mbi 42 për qind janë rritur rastet e reja me tumor”, ka deklaruar Ymeri.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food