Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti gjatë seancës së Kuvendit, duke thënë se ai nuk do të arrijë të dalë nga ajo që e quajti “grackë të oligarkisë”.

“Mentalitetin e ki të vjetër, ti s’besoj që ki me dalë nga gracka e oligarkisë, sikur jam e sigurt në ekzistencën tem, jam e sigurt që ti ki me ra edhe atë shumë shpejt”, ka deklaruar Ymeri, transmeton Klankosova.tv.
Pas kësaj deklarate ka reaguar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila i është kundërpërgjigjur Ymerit duke iu referuar rezultateve zgjedhore.
“Për ty po, por qytetarët ndryshe po thonë, zgjedhjet shumë vonë i kemi pas”, ka replikuar Haxhiu./Klankosova.tv





