Ylli i Real Madridit grabitet gjatë El Clasicos – i vjedhin sende me vlerë 350 mijë euro

Ylli i Real Madridit grabitet gjatë El Clasicos – i vjedhin sende me vlerë 350 mijë euro

Ylli i Real Madridit grabitet gjatë El Clasicos – i vjedhin sende me vlerë 350 mijë euro

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, është bërë viktimë e një grabitjeje në vilën e tij luksoze në lagjen La Moraleja të Madridit, teksa po ndiqte nga stoli përballjen ndaj Barcelonës në kuadër të El Clasicos.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të mediumit spanjoll El Mundo, të paktën dy persona kanë hyrë me forcë në shtëpinë e futbollistit brazilian gjatë pjesës së parë të ndeshjes, duke marrë me vete sende luksoze dhe bizhuteri me vlerë që tejkalon 350 mijë euro.

Ngjarja është edhe më shqetësuese për faktin se në momentin e grabitjes në vilë ndodheshin edhe familjarët e Militaos. Ata po e ndiqnin ndeshjen në katin e poshtëm, ndërsa hajdutët kanë shfrytëzuar këtë moment për të kontrolluar dhomat në katin e sipërm, pa u vënë re nga askush.

Rolex, Richard Mille dhe bizhuteri luksoze mes sendeve të vjedhura

Grabitësit kanë marrë disa prej aksesorëve më të shtrenjtë të futbollistit dhe familjes së tij. Në mesin e sendeve të vjedhura janë dy orë luksoze: një Rolex me vlerë rreth 53 mijë euro dhe një Richard Mille, që kushton afërsisht 170 mijë euro.

Lista e sendeve të zhdukura përfshin edhe tri çanta dore të markës Chanel, me vlerë të përgjithshme rreth 15 mijë euro, si dhe bizhuteri të Cartier, përfshirë unaza dhe byzylykë që vlerësohen rreth 25 mijë euro.

Përveç tyre, hajdutët kanë marrë edhe bizhuteri të tjera, aksesorë mode dhe valixhe të markave luksoze. Në total, dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë mbi 350 mijë euro.

Grabitja u zbulua pasi në njërën prej dhomave u vërejtën shenja të kontrollimit të hapësirës. Në dhomën e gjumit të futbollistit, dollapët ishin hapur dhe gjërat ishin lënë të shpërndara.

Policia po analizon kamerat e sigurisë

Pas zbulimit të ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe personeli i sigurisë së kompleksit luksoz të banimit. Hetuesit kanë nisur punën për identifikimin e autorëve, ndërsa një prej hapave kryesorë të hetimit është analizimi i pamjeve nga kamerat e sigurisë.

Militao e kishte ndjekur El Clasicon nga stoli dhe vetëm pas kthimit në shtëpi është përballur me lajmin e pakëndshëm. Ky nuk është rasti i parë kur futbollistët e Real Madridit apo yje të tjerë të futbollit spanjoll bëhen shënjestër e grabitjeve në banesat e tyre luksoze.

Militao ka vuajtur nga lëndimet në karrierë

Eder Militao iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2019, kur klubi madrilen e transferoi nga Porto për 50 milionë euro. Deri më tani, mbrojtësi brazilian ka regjistruar 195 paraqitje dhe 14 gola me fanellën e “Los Blancos”.

Megjithatë, karriera e tij është penguar në disa raste nga lëndimet e rënda, të cilat e kanë mbajtur për periudha të gjata jashtë fushave. Këtë sezon ai ka regjistruar vetëm një paraqitje.

Pavarësisht problemeve fizike, Militao ka fituar me Real Madridin tre tituj të La Ligës, dy Liga të Kampionëve, një Kupë të Mbretit dhe një Kupë të Botës për Klube. /Telegrafi/

Lexo edhe

Policia përleshet me protestuesit e maskuar pas protestave kryesisht paqësore në Francë

Policia përleshet me protestuesit e maskuar pas protestave kryesisht paqësore në Francë

Dy persona sulmuan 76-vjeçarin në shtëpinë e tij në Shkup, e goditën me kondak arme dhe i morën paratë

Dy persona sulmuan 76-vjeçarin në shtëpinë e tij në Shkup, e goditën me kondak arme dhe i morën paratë

Valencia synon transferimin e Vedat Muriqit gjatë afatit kalimtar të janarit

Valencia synon transferimin e Vedat Muriqit gjatë afatit kalimtar të janarit