Yll Limani mban sonte koncertin e tij të madh në Londër, të titulluar “Thirrëm sot ose nesër”, por paraqitja e tij në skenë nuk është e vetmja gjë që ka tërhequr vëmendjen.

Artisti kosovar ka ndarë me ndjekësit e tij një situatë të papritur, pasi ka bërë të ditur se i ka humbur pasaportën, pikërisht një ditë para se të kthehet në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ylli ka publikuar një video nga prapaskenat, ku me humor ka treguar se nuk di si t’ia japë lajmin menaxherit të tij, Bonartit.
“Qysh mi tregu Bonartit qe m’ka hup pasaporta e neser kena mu kthy n’Kosove”, ka shkruar këngëtari, duke e shoqëruar postimin me një koment që ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.
Mes atyre që kanë reaguar është edhe reperi Noizy, i cili i është përgjigjur me një figurë duke qeshur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




