Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Yjet e futbollit u shfaqën në ceremoninë e 70-të të ndarjes së çmimeve “Topi i Artë”, e mbajtur në teatrin Palladium në Londër, të shoqëruar nga bashkëshortet dhe partneret e tyre.

Sponsor 3M Express

Në tapetin e kuq, futbollistët kryesisht zgjodhën kostume klasike të zeza dhe elegante, ndërsa partneret e tyre tërhoqën vëmendjen me kombinime të ndryshme, ku dominonin fustanet e zinj, por nuk munguan as ngjyrat e guximshme.

Ndër çiftet që morën vëmendje ishin Rodri dhe Laura Iglesias, Harry Kane dhe Katie Goodland si dhe Luis Diaz dhe Geraldine Ponce.

Rodri dhe Laura

Laura u dallua me një fustan të gjatë saten në ngjyrë ciklaminë, Katie zgjodhi një fustan të zi elegant, me supe të zbuluara.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta me bashkëshorten Lorena Bernal, portieri David Raya me Tatiana Trouboul dhe futbollisti Gabriel Magalhaes me Gabrielle Figueiredo, e cila u shfaq me një fustan të zi transparent me detaje dantelle.

Harry dhe Katie

Ceremonia mblodhi gjithashtu legjenda të futbollit, përfshirë Patrick Vieiran, Javier Zanettin, Hristo Stoiçkovin dhe Michael Owenin, të cilët u shfaqën përkrah bashkëshorteve të tyre.

Çiftet pozuan së bashku para fotografëve, duke e kthyer tapetin e kuq në një paradë elegance dhe stili, në një nga mbrëmjet më të rëndësishme të futbollit botëror. /Telegrafi/

Luis dhe Geraldine

Mikel dhe Lorena

David dhe Tatiana

Gabriel dhe Gabrielle

Patrick dhe Cheryl

Lexo edhe

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë” | Momenti