Lamine Yamal ka reaguar pas ceremonisë së Topit të Artë, duke treguar besim të plotë se një ditë do të arrijë të fitojë çmimin më prestigjioz individual në futboll. Talenti i Barcelonës theksoi se është i bindur në rrugëtimin e tij dhe se nuk ndien nevojën të nxitohet për të arritur objektivat e mëdha.

“Do të vijë. Gjërat e mira kërkojnë kohë dhe unë besoj në rrugën që po ndërtoj. Nuk ka nevojë të nxitohem. Jam plot shpresë dhe besim se një ditë do të vijë momenti im”, u shpreh Yamal.
Në fund, ylli i Barcelonës uroi fituesit dhe bëri të qartë se tashmë është i përqendruar te objektivat me skuadrën katalanase. “Urime fituesve. Tani fokusi im rikthehet te ajo që ka vërtet rëndësi: ta ndihmoj Barcelonën të fitojë sërish”, deklaroi ai.




