Witkoff: SHBA-ja, Ukraina dhe aleatët evropianë diskutuan garancitë e sigurisë pas luftës, para negociatave në Abu Dhabi

I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, ka bërë të ditur se përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe vendeve evropiane kanë zhvilluar një takim për koordinimin e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të krijuar kushtet për një paqe të qëndrueshme.

Sponsor 3M Express

Takimi u zhvillua para rifillimit të negociatave mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së në Abu Dhabi, ku palët pritet të diskutojnë hapat e mundshëm drejt përfundimit të konfliktit, transmeton Telegrafi.

Sipas Witkoffit, diskutimet u përqendruan veçanërisht në çështjet e sigurisë pas përfundimit të luftës, si dhe në mënyrat se si mund të forcohen marrëveshjet dhe institucionet ekzistuese evropiane të sigurisë.

Në një postim në platformën X, ai bëri të ditur se pjesëmarrësit diskutuan rëndësinë e adresimit të shqetësimeve për sigurinë në periudhën e pasluftës dhe zvogëlimit të rrezikut për rifillimin e konfliktit.

“Pjesëmarrësit gjithashtu vlerësuan se trajtimi i shqetësimeve të sigurisë pas luftës dhe reduktimi i rrezikut të konfliktit janë thelbësore. Ata diskutuan mënyrat për të siguruar mekanizma të fuqishëm për menaxhimin e rreziqeve dhe shmangien e përshkallëzimeve të rrezikshme”, shkroi Witkoff.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe partnerët evropianë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë gjatë gjithë procesit të negociatave.

Çështja e garancive të sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftës mbetet një nga temat kryesore të diskutimeve diplomatike, ndërsa Kievi kërkon mekanizma që do të parandalonin një agresion të ri rus në të ardhmen. /Telegrafi/

Lexo edhe

Tragjedi në Bullgari, Përplasje me dhjetëra automjete në autostradë – 11 të vdekur e 50 të plagosur

Tragjedi në Bullgari, Përplasje me dhjetëra automjete në autostradë – 11 të vdekur e 50 të plagosur

Spurs dhe Warriors vazhdojnë serinë e fitoreve në NBA

Spurs dhe Warriors vazhdojnë serinë e fitoreve në NBA

Sali: Ligji për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe kalon në qeveri

Sali: Ligji për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe kalon në qeveri

Witkoff: SHBA-ja, Ukraina dhe aleatët evropianë diskutuan garancitë e sigurisë pas luftës, para negociatave në Abu Dhabi | Momenti