VV voton për largimin e raportimit të Autoritetit të Konkurrencës nga rendi i ditës, opozita lëshon sallën

Tensione janë shënuar në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, pas propozimit që raportimi i anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës të largohet nga rendi i ditës.

Sponsor 3M Express

Deputetët e Vetëvendosjes kanë votuar që të hiqet kjo pikë, ndërsa kundër votuan Mërgim Lushtaku, Ermal Sadiku, Janina Ymeri dhe Burim Ramadani.

Ata kanë lëshuar mbledhjen, bashkë me kryetarin e Komisionit, deputetin e PDK-së, Arben Mustafa, raporton Klankosova.tv

Sadiku e quajti këtë situatë si “çmenduri”.

Ishte Lushtaku ai që paraprakisht tha se Komisioni e ka obligim të marrë raportim nga Autoriteti i Konkurrencës.

“E kemi obligim me marrë raportim nga Autoriteti i Konkurrencës. Fatkeqësisht, e kemi edhe një shkresë nga zyrtarë publikë që punojnë aty, që tregojnë për gjendjen që është kriju. Na kemi përgjegjësi publike, nëse ju doni me ikë, në këtë mes, qenkit edhe ju.  Nëse ju i ikni përgjegjësisë, e shoh që ju jeni bashkëpërgjegjës dhe po doni me mshef krimin. Le të vjen Autoriteti i Konkurrencës.”

E deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli deklaroi se s’munden që ta detyrojnë kryetaren që të shkojë në raportim.

“Çka tha zoti Lushtaku është e vërtetë. Kryesuesja nuk po na vjen në raportim, nuk mujmë më urdhru me ardhë. Pajtohem që s’o tu ardhë, e ka obligim me ardhë. A i shkarkojmë o burra?!. S’është faji jonë që s’po vinë në raportim.”

Lexo edhe

Përfundojnë pas katër orësh bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së

Përfundojnë pas katër orësh bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së

Hajrizi optimist para Izraelit: Atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është shumë e mirë

Hajrizi optimist para Izraelit: Atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është shumë e mirë

Tragjedi në Bullgari, Përplasje me dhjetëra automjete në autostradë – 11 të vdekur e 50 të plagosur

Tragjedi në Bullgari, Përplasje me dhjetëra automjete në autostradë – 11 të vdekur e 50 të plagosur

VV voton për largimin e raportimit të Autoritetit të Konkurrencës nga rendi i ditës, opozita lëshon sallën | Momenti