Aleksandar Vuçiq, bartës i listës “Serbia e Bashkuar”, ka deklaruar se Lista Studentore i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Serbi, raporton Radio Evropa e Lirë.
Deklarimi i tij vjen pas përfundimit të votimit, në një proces zgjedhor gjatë të cilit janë raportuar edhe incidente në disa vendvotime.

Kandidati i Listës Studentore, ish-basketbollisti Dejan Bodiroga, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në vendbanimet e tyre, të mbështesin vëzhguesit e kësaj liste, t’i ndjekin zhvillimet dhe të ndihmojnë që çdo votë të mbrohet në mënyrë paqësore dhe me dinjitet.
“Sonte na duhet që e gjithë Serbia të jetë aty ku votoi. Serbia nuk është në Beograd, Serbia është në Serbi”, u tha Bodiroga gazetarëve.
Ai përsëriti thirrjen e mëhershme të studentëve në rrjetet sociale drejtuar të gjithë qytetarëve të Beogradit që të mos grumbullohen në vendet ku është vërejtur prani e shtuar e policisë dhe e personave pa uniformë.
Burimi: Dukagjini




