Aleksandar Vuçiq, bartës i listës “Serbia e Bashkuar”, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.
“Ende nuk i kemi rezultatet përfundimtare, por në bazë të mostrës është e qartë se i kemi humbur zgjedhjet. Ka fituar lista studentore”, deklaroi Vuçiq.

Ai tha se, sipas vlerësimeve, lista e tij pritet të fitojë 105 deri në 106 mandate në Kuvendin e Serbisë, i cili ka gjithsej 250 deputetë.
Burimi: RTKLive




