Vuçiq këndonte dhe festonte në një lokal në Beograd, por papritur iu ndryshua fytyra

Vuçiq këndonte dhe festonte në një lokal në Beograd, por papritur iu ndryshua fytyra

Vuçiq këndonte dhe festonte në një lokal në Beograd, por papritur iu ndryshua fytyra

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kaluar mbrëmjen e së premtes në një kafene të quajtur “Ćaci Bar”, ku është filmuar duke kënduar, kërcyer dhe shijuar atmosferën.

Sponsor 3M Express

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, të cilat ai i transmetoi edhe drejtpërdrejt në TikTok, kanë nxitur reagime dhe komente të shumta ironike.

Në një moment, sjellja e tij ndryshon papritur. Vuçiqi ndalon së kënduari, hesht dhe mbetet duke shikuar në zbrazëti, me një shprehje serioze në fytyrë.

Kontrasti mes momenteve të argëtimit dhe këtij reagimi të papritur ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, ku pamjet janë shoqëruar me komente ironike, duke e lidhur shprehjen e tij me rezultatet e fundit zgjedhore.

Një nga komentet që mori vëmendje ishte “mami, eja më merr, nuk po mundem më”, ndërsa përdorues të tjerë e krahasuan sjelljen e Vuçiqit me atë të dikujt që përpiqet të dëshmojë se po kalon mirë, pavarësisht rrethanave.

Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke e kthyer mbrëmjen e presidentit serb në një nga temat e diskutuara në mediat online. /Telegrafi/

Lexo edhe

E kishte urdhrin mbrojtës, por ish-kunati e telefonoi – gruaja në Malishevë e denoncon, 40-vjeçari pranon kontaktin para Policisë

E kishte urdhrin mbrojtës, por ish-kunati e telefonoi – gruaja në Malishevë e denoncon, 40-vjeçari pranon kontaktin para Policisë

Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin

Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin

Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë