Vrau një person në Shqipëri dhe u fsheh për 27 vite në Britani, por tani mund të qëndrojë atje

Vrau një person në Shqipëri dhe u fsheh për 27 vite në Britani, por tani mund të qëndrojë atje

Vrau një person në Shqipëri dhe u fsheh për 27 vite në Britani, por tani mund të qëndrojë atje

Një person i dënuar për vrasje në Shqipëri, i cili arriti t’i shmangej drejtësisë për 27 vite duke u paraqitur si refugjat, mund të qëndrojë në Britaninë e Madhe, pasi autoritetet shqiptare kanë tërhequr kërkesën për ekstradimin e tij, me argumentin se “ka kaluar shumë kohë”, transmeton klankosova.tv.

Sponsor 3M Express

Sabri Sopoti, 60 vjeç, vrau me armë automatike të tipit Scorpion një person në një kafene në veri të Shqipërisë, në dhjetor të vitit 1999, përpara se të largohej nga vendi.

Pas vrasjes, e cila dyshohet se kishte lidhje me një konflikt mes familjeve, ai u arratis drejt Britanisë së Madhe, ku u paraqit si refugjat nga Kosova dhe përfitoi azil, sipas Daily Mail.

Sipas prokurorisë, ai deklaroi identitetin e rremë të Zenel Bytyqit, emër me të cilin arriti të jetonte në Britani për plot 27 vite pa u zbuluar.

Ndërkohë, në Shqipëri, Sopoti u gjykua në mungesë, u shpall fajtor dhe u dënua me 24 vite burg.

Identiteti i tij i vërtetë u zbulua vetëm pasi autoritetet britanike nisën hetimet ndaj tij për një tjetër vepër penale, që lidhej me kontrabandën e pijeve alkoolike.

Ai u arrestua në muajin korrik dhe pritej të përballej muajin e ardhshëm me një seancë të plotë gjyqësore për ekstradimin drejt Shqipërisë.

Por të premten, në Gjykatë, u bë e ditur se Shqipëria kishte tërhequr urdhër-arrestin ndërkombëtar, në bazë të nenit 122 të Ligjit britanik për Ekstradimin, të vitit 2003.

Sipas kërkesës së autoriteteve shqiptare për tërheqjen e ekstradimit, një gjykatës në Shqipëri ka vendosur së fundmi se kishte kaluar një periudhë tepër e gjatë kohore për ekzekutimin e dënimit fillestar të Sopotit.

Për këtë arsye, gjykata në Westminster u detyrua të urdhëronte mbylljen automatike të procedurës së ekstradimit.

Lexo edhe

Merz paralajmëron: Rusia kërkon më shumë se Ukrainën

Merz paralajmëron: Rusia kërkon më shumë se Ukrainën

Haxhiu dhe Çeku zhvillojnë bashkëbisedim me nxënësit për respektin dhe barazinë gjinore

Haxhiu dhe Çeku zhvillojnë bashkëbisedim me nxënësit për respektin dhe barazinë gjinore

Jorna: Investoni në Ballkanin Perëndimor, të krijojmë hapësirë të përbashkët industriale

Jorna: Investoni në Ballkanin Perëndimor, të krijojmë hapësirë të përbashkët industriale