Vrasja e Arlinda Zekajt, Policia po kërkon Albert Sylajn në zonën mes Gjakovës dhe Deçanit

Vrasja e Arlinda Zekajt, Policia po kërkon Albert Sylajn në zonën mes Gjakovës dhe Deçanit

Vrasja e Arlinda Zekajt, Policia po kërkon Albert Sylajn në zonën mes Gjakovës dhe Deçanit

Koloneli i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ekskluzivisht për Dukagjinin ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Graishta, për Dukagjinin, ka deklaruar se Policia kishte marrë informacione se i dyshuari ndodhej në një fshat të Gjakovës, por pas angazhimit të njësive policore në terren, është konstatuar se ai nuk gjendej në lokacionin e përmendur, njofton Dukagjini.

Sponsor 3M Express

“Ka dyshime që është në një zonë në mes Gjakovës dhe Deçanit”, ka deklaruar Graishta.

Ai ka bërë të ditur se në kërkim të të dyshuarit janë angazhuar njësitë speciale nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë dhe Pejë, si dhe njësi të tjera nga Prishtina.

Kërkimet për gjetjen e Sylajt po vazhdojnë, ndërsa Policia po punon për përcaktimin e vendndodhjes së tij.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Mbështillni trungjet e pemëve frutore para dimrit: Kjo mbrojtje e thjeshtë mund t’i shpëtojë nga dëmtimet

Mbështillni trungjet e pemëve frutore para dimrit: Kjo mbrojtje e thjeshtë mund t’i shpëtojë nga dëmtimet

Policia konfirmon raportimin ekskluziv të Sinjalit për arrestimin e Albert Sylajt

Policia konfirmon raportimin ekskluziv të Sinjalit për arrestimin e Albert Sylajt

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës