VLEN reagon ndaj deklaratave të ministres serbe në Zebërnjak

VLEN reagon ndaj deklaratave të ministres serbe në Zebërnjak

VLEN reagon ndaj deklaratave të ministres serbe në Zebërnjak

Në reagimin e saj, VLEN kundërshton paraqitjen e Betejës së Kumanovës si përmbushje e të ashtuquajturit “betim i Kosovës”, duke vlerësuar se deklarata të tilla nxisin narrativa nacionaliste dhe cenojnë marrëdhëniet në rajon.

Sipas VLEN-it, politika zyrtare e Beogradit duhet të distancohet nga, siç e cilëson kjo parti, mendësia hegjemoniste, të cilën e lidh me konfliktet e armatosura dhe destabilitetin e vazhdueshëm në Ballkan.

Sponsor 3M Express

Reagimi i partisë përfshin edhe ministrin Ivan Stoilkoviq, pjesëmarrjen e të cilit në manifestimin në Zebërnjak VLEN e konsideron të papërshtatshme. Sipas kësaj partie, një zyrtar që ushtron detyrë në institucionet e Maqedonisë së Veriut duhet të mbrojë interesat dhe dinjitetin e shtetit, e jo të marrë pjesë në aktivitete që, sipas saj, promovojnë agjenda nacionaliste të një shteti tjetër.

VLEN thekson se Maqedonia e Veriut nuk duhet të shërbejë si platformë për pretendime historike dhe politike që mund të nxisin tensione në rajon.

Në përfundim të reagimit, kjo parti shprehet kundër përdorimit të historisë si instrument për promovimin e nacionalizmit, duke theksuar se nuk do të heshtë përballë veprimeve që i konsideron provokuese dhe që, sipas saj, rrezikojnë të cenojnë stabilitetin dhe bashkëjetesën në vend e në rajon.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Fitoi zgjedhjet në Serbi, çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Fitoi zgjedhjet në Serbi, çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

“Asgjë me rëndësi për të raportuar.” Vetëm një grua e kanë vrarë

“Asgjë me rëndësi për të raportuar.” Vetëm një grua e kanë vrarë

Hoxhaj për rastin e Arlinda Zekajt: Shteti ka dështuar në detyrën e tij më themelore – mbrojtjen e jetës

Hoxhaj për rastin e Arlinda Zekajt: Shteti ka dështuar në detyrën e tij më themelore – mbrojtjen e jetës