VLEN propozon transformimin e kontratave, BDI ngre shqetësime për punësime partiake

VLEN propozon transformimin e kontratave, BDI ngre shqetësime për punësime partiake

VLEN propozon transformimin e kontratave, BDI ngre shqetësime për punësime partiake

VLEN ka dorëzuar propozimin ligjor që parasheh kalimin në marrëdhënie pune me afat të pacaktuar, për personat që i plotësojnë kushtet ligjore në institucionet publike të përfshira nga kjo zgjidhje.

Sponsor 3M Express

Deputeti Zeqirja Tahiri deklaroi se propozimi përfshin kategori të ndryshme të angazhimit, kontrata me afat të caktuar, kontrata në vepër, kontrata autoriale, angazhime përmes agjencive dhe forma të tjera të kontratave për kryerjen e punës.

“Pas hyrjes në fuqi të ligjit, institucionet do të kenë afat prej 90 ditësh për ligjin e kontratave përkatëse ose nxjerrjen e vendimeve për punësim. Gjithashtu parashihet mbrojtja nga ndërprerja e kontratave gjatë zhvillimit të procedurës, përveç rasteve të shkeljes së detyrimeve kontraktuale. Qëllimi është që punonjësit të mos mbeten pa siguri në periudhën kur realizohet transformimi i statusit të tyre”, tha Zeqirja Tahiri – VLEN.

E pyetur për këtë çështje, deputetja e BDI-së Diana Toska, tha se propozim-ligji për transformimin e kontratave të përkohshme në marrëdhënie të rregullta pune ngre shqetësime për mundësinë e punësimeve partiake dhe sistemimin e personave të afërt me pushtetin.

“Propozim ligji për transformimin e kontratave të përkohshme në marrëdhënie të rregullt ne e shohim si shqetësim pasi që ekziston rreziku që ky proces të përdoret vetëm për punësime partiake dhe sistemimin e njerëzve të cilët janë të afërt me shtetin. Shqetësimi ynë është edhe më i madh kur kemi parasysh se në të njëjtën kohë shumica parlamentare krijon mekanizma për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës për punonjësit administrativ”, tha Diana Toska – BDI.

Propozim-ligji pritet të shqyrtohet në procedurë parlamentare, ndërsa mbetet të shihet nëse zgjidhja e propozuar do të sigurojë stabilitet për punonjësit e angazhuar me kontrata të përkohshme apo do të ngrejë shqetësime të tjera lidhur me mënyrën e zbatimit të saj.

Lexo edhe

Miliarda euro në autostradat e papërfunduara! (VIDEO)

Miliarda euro në autostradat e papërfunduara! (VIDEO)

Halle Berry humb betejën për kujdestarinë e djalit

Halle Berry humb betejën për kujdestarinë e djalit

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

VLEN propozon transformimin e kontratave, BDI ngre shqetësime për punësime partiake | Momenti