Me vendim të Qeverisë biblioteka “Koço Racin” në Tetovë, për herë të parë, bëhet bibliotekë universitare, thonë nga VLEN.

Nga atje thonë se studentët dhe profesorët do të kenë më shumë mundësi për të studiuar dhe për të bërë punë shkencore.
“Përgatitja për provime, shkrimi i një teme diplome apo puna për një hulumtim shkencor kërkojnë literaturën e duhur. Me statusin universitar, biblioteka do të mund t’u përgjigjet këtyre nevojave, duke vazhduar t’u shërbejë edhe të gjithë qytetarëve.
Pas çdo studenti qëndron edhe mundi i familjes së tij. Po punojmë që studentët dhe familjet e tyre të kenë mbështetjen e duhur dhe të rinjtë mundësi për t’u zhvilluar këtu, në vendlindje. Për këtë jemi në qeverisje dhe për këtë punojmë çdo ditë”, thonë nga VLEN./Telegrafi/




