VLEN: Opozita po përdor fjalor përçarës në Bërvenicë, votuesit tanë janë orientuar pro unitetit

VLEN: Opozita po përdor fjalor përçarës në Bërvenicë, votuesit tanë janë orientuar pro unitetit

VLEN: Opozita po përdor fjalor përçarës në Bërvenicë, votuesit tanë janë orientuar pro unitetit

VLEN sot ka akuzuar opozitën shqiptare se po përdor gjuhë përçarëse në Bërvenicë, nga ku thonë se nuk e kanë ndërmend të bëhen as pjesë e pazareve politike të errëta të BDI-së.

Sponsor 3M Express

“Banorët e Bërvenicës folën më 18 tetor dhe ne e respektojmë këtë vendim. Që në përmbyllje të votimit, kandidati ynë Jakup Huseini, bashkë me shtabin lokal, ia uruan fitoren Arkin Jahijit dhe i ofruan mbështetje për rrethin e dytë.

Tani përgjegjësia është te Arkin Jahiji dhe koalicioni i tij që të mobilizojë votuesit për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Megjithatë, konsiderojmë se vokabulari i opozitës këto ditë nuk i shërben unifikimit. Fjalori nxitës dhe përçarës, sulmet ndaj kandidatit tonë përkundër konstruktivitetit të tij, ka për qëllim të arrijë efektin e kundërt.

Nuk kemi ndërmend të bëhemi pjesë e lojërave të pista në kurriz të banorëve të Bërvenicës. Votuesit tonë janë të orientuar që natën e zgjedhjeve pro unitetit dhe pro kandidatit shqiptar. Çdo përfshirje e Bërvenicës në pazare politike, siç e ka dëshmuar BDI-ja në të kaluarën, do të jetë tradhti ndaj votuesve të tyre dhe çdo qytetari të Bërvenicës”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Lexo edhe

Ramadani kritikon Qeverinë: Na u premtua municion në fund të vitit, por asnjë tullë nuk është vendosur

Ramadani kritikon Qeverinë: Na u premtua municion në fund të vitit, por asnjë tullë nuk është vendosur

Juventusi pendohet që e la Zhegrovën jashtë listës evropiane

Juventusi pendohet që e la Zhegrovën jashtë listës evropiane

Musliu kërkon përgjegjësi për hyrjen e youtuber-it në kampin policor të Vrellës

Musliu kërkon përgjegjësi për hyrjen e youtuber-it në kampin policor të Vrellës