Vizita e Krasniqit në Kosovë, Demaku: Ish-udhëheqësit e UÇK-së po vijnë vetëm për dhimbje

Vizita e Krasniqit në Kosovë, Demaku: Ish-udhëheqësit e UÇK-së po vijnë vetëm për dhimbje

Vizita e Krasniqit në Kosovë, Demaku: Ish-udhëheqësit e UÇK-së po vijnë vetëm për dhimbje

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka komentuar në seancën parlamentare vizitën e javës së kaluar të ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në Kosovë për arsye familjare.

Sponsor 3M Express

Demaku tha se ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po kthehen në vendin e tyre vetëm në raste dhimbjeje e morti, ndërsa kësaj radhe ishte radha e Jakup Krasniqit, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Ai shprehu shqetësim dhe indinjatë për trajtimin e ish-zëdhënësit të UÇK-së dhe ish-kryetarit të Kuvendit, duke rikujtuar se Krasniqi është 75-vjeçar dhe është dënuar me 25 vjet burgim.

“Shpreh shqetësimin dhe indinjatën për trajtimin e ish-zëdhënësit të UÇK-së dhe ish-kryetarit të Kuvendit, njeriu që gjithë jetën ia kushtoi idealit dhe lirisë”, deklaroi Demaku.

Ai kritikoi edhe pamjet gjatë vizitës së Krasniqit, duke i cilësuar si të pakuptimta, pasi sipas tij, nuk u mor parasysh respekti ndaj familjes dhe trajtimi njerëzor në rrethana tepër të ndjeshme.

Lexo edhe

Nesër përfundon afati për njoftimin e apelimit të dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së, beteja juridike vazhdon në Hagë

Nesër përfundon afati për njoftimin e apelimit të dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së, beteja juridike vazhdon në Hagë

Zjarrfikësit në Deçan pranojnë donacion nga KFOR-i Italian

Zjarrfikësit në Deçan pranojnë donacion nga KFOR-i Italian

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e 14-të elektronike, miraton gjashtë vendime

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e 14-të elektronike, miraton gjashtë vendime