Viktimat e fajdes mbesin pa prona e pa para, Gjykata, prokuroria e fajdexhiu nuk ua ofruan llogarinë për kthimin e parave

Viktimat e fajdes mbesin pa prona e pa para, Gjykata, prokuroria e fajdexhiu nuk ua ofruan llogarinë për kthimin e parave

Viktimat e fajdes mbesin pa prona e pa para, Gjykata, prokuroria e fajdexhiu nuk ua ofruan llogarinë për kthimin e parave

Por, kur viktimat kishin gjetur blerësit potencial, kishin parë se në aktgjykim nuk është përfshirë kjo pjesë e marrëveshjes.

Sponsor 3M Express

Për këtë, avokati Fejza i ishte drejtuar më 5 shkurt 2026 gjyqtarit Ismajli dhe prokurores Salihu.

Në shkresën e tij përmes postës elektronike ai i njoftonte se klientët e tij kishin gjetur 3 blerës potencial, mirëpo i dënuari tashmë nuk po i përgjigjej viktimave për t’ju mundësuar shitjen e ndonjërës prej pronave.

Njëkohësisht ai i kishte njoftuar se të njëjtit kanë arritur të sigurojnë edhe shumën prej 130 mijë euro siç parashihej në marrëveshje. Por, edhe për të nuk posedonin llogarinë bankare të Rexhajt.

“Viktima V.I: Tani e pamë që veç u afru koha edhe u detyrum me ia bo paret, mendojshim që me ia bo edhe mos me lanë me kalu afati

Gazetarja: Kur keni fillu me i bo paret?

Viktima V.I: Paret na i kishim me 4 mars 2026, na paret veç i kemi bo në janar, do me thanë 2 muaj përpara. Edhe jemi detyru direkt me thirrë Aslanin që paret i kemi bo. Llogarinë nuk e kanë qit pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe llogaria aty me kanë, nuk u kanë as ajo pjesa e shitblerjes.

Gazetarja: E aktgjykimit?

Viktima V.I: E aktgjykimit po, në gjykatë nuk është kërka ajo pjesë.

Gazetarja: Edhe çka u kanë thanë Aslani?

Viktima V.I: Po vi, jom smut, mos e ki dert, po, po, po. E pamë që veç u afru koha edhe atëherë tham është tu e bo me qëllim na jemi detyru me ia bo paret 130 mijë euro brenda dy muajve.

Gazetarja: Qysh i keni bo këto pare?

Viktima V.I: Disa kemi punu, disa jemi hy borxh prap, vëllaznit e mi, familja jem, e kom shit arin deri në pikë çka kom pas. Tona mënyrat e mundeshne, kemi shit vetura, borxhe edhe ia kemi bo paret”

Por, Rexhaj thotë se nuk kishte për detyrë që t’i përgjigjej avokatit, pasi për këtë obligim i ishte përgjigjur gjykatës dhe prokurorisë.

“Aslan Rexhaj: Sheremet Fejza i ka përzi këto punë me gjithë këtë djalin, se Sheretmet Fezja nuk ka pas nevojë me më shkrujt hiç. Sheremet Fejza ka mujt me u drejtu në gjykatë me marrë konto numrin.

Gazetarja: Po nuk kanë mujt me marrë në gjykatë, nuk ka mujt me marrë në gjykatë, nuk ka mujt me marrë në prokurori. Ju personalisht pse nuk ia keni ofru llogarinë bankare kur ju ka shkrujt.

Aslan Rexhaj: Po unë jo që nuk ia kom ofru konto numrin, po unë as se kom pas obligim me fol me avokat të palës së tjetër.

Gazetarja: Pra ju po thoni që nuk ia keni ofru llogarinë bankare për shkak se nuk e keni pas obligim, e ka pas gjykata dhe prokuroria. A po e kuptoj saktë?

Aslan Rexhaj: Shumë në rregull është.

Përkundër se viktimat kishin trokitur derë më derë, nga prokurorja te gjyqtari, e nga gjyqtari tek vet fajdexhiu, asnjëri prej tyre nuk i ishte përgjigjur.

Viktimat kishin arritur të siguronin llogarinë bankare vetëm pasi kishin bërë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Pejës.

“Prokurori e ka ftu Aslanin çka është puna pse nuk ia ke jep llogarinë, edhe ai ka tregu që unë i kom dorëzu në prokurori në Prishtinë, çka ka bo prokuroria mu s’më intereson. Edhe ai ato dëshmi që i ka dorëzu në Prokurori të Pejës, shihet kjart që në email i ka dërgu te prokurorja Habibe Salihu, ja ka dërgu, dhe ajo brenda 5 minuta i përgjigjet avokatit të tij faleminderit i nderuar. A avokatit tonë asnjëherë nuk ju ka përgjigje”, është shprehur viktima, V.I.

Kësisoj, parat ishin deponuar pas përfundimit të afatit ligjor, pra pas datës 4 mars 2026.

“Tani na ja kemi qit brenda 3 jave do më thanë ka kalu afati, si na ka jep mas 3 ditëve na ja kem deponu, tash na nuk dishim a me ja qit paret a jo. Avokati thojke ti e ki një marrëveshje ti duhesh me ja qit, se ajo marrëveshje ska ka me shku duhesh edhe e kena pranu. Edhe ia kemi transferu 130 mijë euro në llogari të Aslanit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Të paktën 153 të vrarë nga sulmi me dron në Sudan, flakët përfshijnë tregun

Të paktën 153 të vrarë nga sulmi me dron në Sudan, flakët përfshijnë tregun

Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim

Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim

Britania thirrje Serbisë t’i dorëzojë përgjegjësit për Banjskën, përfshirë Radoiçiqin

Britania thirrje Serbisë t’i dorëzojë përgjegjësit për Banjskën, përfshirë Radoiçiqin