Raporton: Dosja

Nora thotë se gjithë kjo nuk ishte vetëm një mision vetëm për vetën, por mision për çdo grua që mund të jetë përballur me një situatë të ngjashme.
“Nuk jom veç zani jem, po jom zani i secilën femër që kushdo sado pak që ka një ngacmin seksual le të raportohet, le të dalin le të folin, mos të kanë frikë. Unë kom pas frikë vec pse s’kom pas prova, moment që kom bo prova unë s’jom ndalë ma. Edhe vazhdoj prap me dalë, edhe jom zani i secilës femën që sadopak kudo që e kanë përjetu një ngacmim seksual edhe e shohin një keqpërdorim që po ju ndodh, ki të drejtë me rrit zanin dhe shko në institucionet tona e gjenë mbështetjen. Unë kom mendu që gjykata është institucioni ma i sigurt për një femër, unë e kom marrë tmerrin ma të madhin jetën tem aty. E di që kanë frikë, e di që në shumë institucione femrat tona nuk e gjejnë sigurinë, po prap ko me dalë dikush që ko me ju mbështet sikur mu që më ka mbështet gazetarja dhe më ka nejt afër për gjithë minutë”.
“Duhet të kemi parasysh se prej takimit të parë kur ka ndodhur ngacmimi i parë seksual deri te takimi i radhës ku e njëjta ka audio incizuar nuk ka ndodhur asnjë takim. Pra kur për herë të parë ka tentuar që të realizojë takime me të dëmtuarën këto gjyqtari e njëjta nuk i është përgjigjur me ftesat e tij dhe ftesa e parë në fakt që vetë e ka kërkuar këtë takim ka qenë për ta audio nxjizuar dhe për të vërtetuar atë që kishte ndodhur më herët. Pra këtu shohim që ë pala në asnjë moment nuk ka parë pasur tendencë për t’u takuar me këtë qëllim me gjyqtarin dhe kjo ka qenë edhe njëra nga elementet që unë kam kërkuar që të më sqarohet para se unë të jem pjesë e lëndës, sepse nuk do të kisha pranuar përndryshe të jem pjesë e kësaj lënde nëse do të kisha parë ndonjë tendencë për të dëmtuar një gjyqtar apo një person qëllime hakmarrëse. Pra ë pala ka ndërmarrë veprime për me audio incizim vetëm për të vërtetuar një fakt ku e njëjta thotë që ishim vetëm unë gjyqtari dhe Zoti Pra nuk kisha asnjë dëshmitar për të faktuar atë që më kishte ndodhur dhe që ajo e konsideronte dhe është vërtetuar që ka qenë kushtëzim për t’u kryer lënda. Në këtë drejtim shihet qartë se e njëjta pasi që ka siguruar këtë provë dhe pasi që ka vazhduar të siguroi prova bashkë me prokurorinë nuk ka treguar asnjë interes tjetër për t’u afruar me gjyqtarin apo për t’i mundësuar atij që të ketë favore përtej asaj që ka pasur nevojë procedura”, ka thënë avokati Syla.
Sot, ajo pret mbështetje morale nga shoqëria, dhe drejtësi për të dhe fëmijën e saj.
“Nuk du me u gjyku se në momentin që është arrestu në motel komentet kanë vërsul: ka dashtë vet, u shku vet, tani kuku cka u bo se me zor stë qon kërkush. Ka pas qaq komentet negative sa truni s’mi pranojke cka kanë ditë me shkru. Shoqëri kërkojë mbështetje morale kurgjo ma shumë, tjerat ja dalë vet. Kur e kom popullin tem mas vete normal edhe kom me sfidu seancat deri në përfundim. Ndërsa prej shtetit pres shumë që me marrë dënimin e meritum”, ka thënë Nora.
Rasti i Norës tejkalon historinë e një nëne që për vite me radhë luftoi për të kërkuar atë që i takonte fëmijës së saj.
Kjo histori ngre pikëpyetje të rënda mbi besimin në drejtësi dhe mbi dyshimet për keqpërdorim të pushtetit, pikërisht nga ata që janë të thirrur ta mbrojnë ligjin.
Incizimet, provat dhe deklaratat tashmë janë pjesë e një procesi që duhet të marrë përgjigje para drejtësisë. Sepse drejtësia merr një kuptim krejt tjetër kur shigjeta drejtohet pikërisht nga ata që e kanë vetë në dorë zbatimin e saj.
Por, deri atëherë, mbetet një pyetje: Kush i mbron qytetarët që nuk e kanë guximin, vendosmërinë dhe mbështetjen që pati Nora për të denoncuar dhe argumentuar dyshimet ndaj atyre që janë vetë të thirrur ta zbatojnë ligjin?
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




