Qytetarët dhe studentët edhe pasditen e kësaj të enjte po vijojnë të qëndrojnë para ambienteve të Kryeministrisë në protestën studentore e cila shënon ditën e saj të 10-të. Për disa orë situata ishte e qetë, teksa tensionet kanë vijuar pak minuta më parë.

Policia ka ndërhyrë duke i shpërndarë më ujë protestuesit të cilët largohen përkohësisht dhe më pas rigrumbullohen, raporton Euronewalbania.
Protesta e të rinjve ka nisur që në orën 09:00 përpara Parlamentit, ku një orë më pas nisi seanca plenare e cila u pasua me tensione dhe debate. Studentët kanë paralajmëruar një tjetër protestë studentore përpara godinës së Kryeministrisë. Përmes një thirrjeje publike të shpërndarë në rrjetet sociale, qytetarët ftohen të mblidhen në shesh të shtunën e 24 tetorit.
Në njoftimin e shpërndarë, me slloganin “Të shtunën, të gjithë në shesh!”, bëhet me dije se vendtakimi do të jetë përpara godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjithashtu theksohet se kjo protestë do të jetë rinore, popullore dhe e diasporës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




