Vidhet një ton bakër në autostradën A4 në Itali, arrestohen dy persona në Verona

Vidhet një ton bakër në autostradën A4 në Itali, arrestohen dy persona në Verona

Vidhet një ton bakër në autostradën A4 në Itali, arrestohen dy persona në Verona

Dy shtetas shqiptarë, 41 dhe 26 vjeç, janë arrestuar nga Policia italiane, pasi dyshohet se kanë vjedhur rreth një ton kabllo bakri nga infrastruktura e autostradës A4 në Itali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa dy të dyshuarit janë kapur pranë pikës së pagesës Verona Est.

Sipas medias Veronaoggi.it policia kishte nisur hetimet pas ndërprerjes së ndriçimit dhe sistemeve kundër mjegullës në një segment të autostradës, në zonën e Montecchio Maggiore, në provincën e Vicenzës.

Gjatë kontrolleve, efektivët konstatuan se dy persona kishin prerë rrethojën e autostradës dhe po vidhnin kabllot elektrike nga pusetat nëntokësore, transmeton Telegrafi.

Pas ngarkimit të materialit në një furgon, të dyshuarit u nisën në drejtim të Milanos, por u ndoqën nga policia deri në Verona Est, ku edhe u arrestuan.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia sekuestroi 15 tufa kabllosh bakri, me peshë të përgjithshme rreth një ton.

Sipas raportimeve, të dy personat kishin precedentë të mëparshëm për vjedhje bakri dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Pas arrestimit, ata u dërguan në burgun e Veronës, ndërsa gjykata ka vërtetuar masën e arrestit dhe ka caktuar paraburgimin për të dy. Autoritetet italiane kanë nisur gjithashtu procedurat për shqyrtimin e revokimit të lejeve të qëndrimit.

Vjedhja kishte shkaktuar ndërprerjen e ndriçimit dhe të sistemeve kundër mjegullës, duke krijuar rrezik për sigurinë e qarkullimit në autostradë./Telegrafi/

Lexo edhe

Manipuluan mbi 2 mijë vota në Gjakovë, dy kryesues të komisioneve dënohen me nga 3 mijë euro gjobë

Manipuluan mbi 2 mijë vota në Gjakovë, dy kryesues të komisioneve dënohen me nga 3 mijë euro gjobë

Operacioni ku përfunduan në pranga zyrtarë gjykatash e avokat, këta janë dy nga katër të arrestuarit

Operacioni ku përfunduan në pranga zyrtarë gjykatash e avokat, këta janë dy nga katër të arrestuarit

MI5 paralajmëron: Rusia mund të shënjestrojë kompanitë britanike që furnizojnë Ukrainën

MI5 paralajmëron: Rusia mund të shënjestrojë kompanitë britanike që furnizojnë Ukrainën