Vërshimet godasin Sirinë, shtatë të vdekur – pesë prej tyre fëmijë

Vërshimet godasin Sirinë, shtatë të vdekur – pesë prej tyre fëmijë

Vërshimet godasin Sirinë, shtatë të vdekur – pesë prej tyre fëmijë

Shtatë persona, përfshirë pesë fëmijë, kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në pjesën lindore të Sirisë, kanë bërë të ditur autoritetet siriane të premten.

Sponsor 3M Express

Ndërkohë, katër persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në zonat e prekura nga vërshimet. Këtë e bëri të ditur ministri i Menaxhimit të Emergjencave dhe Katastrofave, Raed al-Saleh, përmes një deklarate të publikuar në rrjetin social X, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Sipas ministrit, pesë fëmijët kanë vdekur pasi kanë rënë në gropa të mbushura me ujë, të krijuara nga vërshimet. Një tjetër person ka humbur jetën në një aksident trafiku, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë hollësi për viktimën e shtatë.

Vërshimet kanë përfshirë provincat lindore Raqqa, Deir al-Zor dhe Hasakah, si dhe disa zona të Aleppos, duke shkaktuar dëme në infrastrukturë, bllokuar rrugë dhe detyruar familje të shumta të largohen nga shtëpitë e tyre.

Që nga fillimi i stuhisë, ekipet e Mbrojtjes Civile kanë realizuar më shumë se 550 operacione emergjente. Gjatë këtyre ndërhyrjeve, kanë shpëtuar 60 persona që kishin mbetur të bllokuar nga ujërat dhe u janë përgjigjur më shumë se 900 thirrjeve për ndihmë nga qytetarët.

Po ashtu, ekipet emergjente kanë evakuuar mbi 350 nxënës nga dy shkolla dhe kanë ndihmuar 375 familje të largohen nga kampet në provincën Raqqa. Ndërhyrje janë realizuar edhe në kampet e Aleppos dhe Idlibit, ndërsa uji është larguar me pompa nga afro 250 shtëpi dhe ndërtesa publike.

Si masë parandaluese, autoritetet kanë pezulluar të enjten procesin mësimor në provincat Raqqa, Hasakah dhe Deir al-Zor. Ndërkohë, parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se kushtet e pafavorshme atmosferike mund të vazhdojnë deri të shtunën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Vërshimet godasin Sirinë, shtatë të vdekur – pesë prej tyre fëmijë | Momenti